Koronavirusi/ Koordinatori i OKB-së flet për masat e marra nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinator i OKB-së në Tiranë, Brian J. Williams ka folur sot për situatën e krijuar në Shqipëri nga koronavirusi dhe masat e marra nga autoritetet shqiptare.

Williams, tha për “News 24” se ashtu si të gjithë shqiptarët ka zbatuar masat duke punuar nga shtëpia. Ai deklaroi se në Shqipëri mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuar zyrtarisht dhe se masat janë marrë në kohën e duhur.

“Virusi shikon pak se ku je. Nuk dallon çfarë kombësie je. Unë jetoj këtu si rezident i privilegjuar. E shikoj situatën po njësoj. Unë jam në shtëpi me fëmijët. Sa i përket punë ne mbështesim masat e marra nga qeveria shqiptare për të rritur distancën sociale që të mos përhapet virusi”, deklaroi ai.

Sa ka ndryshuar përditshmëria juaj?

Edhe bashkëshortja ime punon për OKB, ajo punon në Afrikë për krizën e ebolës. Fëmijët janë këtu me mua. Ne kemi mbështetur qeverinë shqiptare dhe kemi vendosur të punojmë nga shtëpia. Dje kisha planifikuar një takim me të gjithë stafin e OKB, ne e quajtëm cloud-hold, kishim 150 punonjës që u ftuan në takim në skype dhe folëm pse janë kaq të rëndësishme këto masa. Nëse kjo ndihmon në mospërhapjen galoponte të virusit ky është një çmim që duhet paguar, që ia vlen.

Çfarë bisedoni me njeri-tjetrin?

Ajo ka disa muaj që shkoi në Afrikë për të punuar për krizën e ebolës. Ishim pak të shqetësuar por dikush do punojë për krizën atje. Tani jam unë që po merrem me krizën këtu. Kjo lloj epidemie po përhapet. Por është e rëndësishme që Shqipëria të fitojë nga eksperienca e vendeve të tjera.

Ka mbërritur COVID në Afrikë?

Ka pasur pak raste. Presim të shkojë dhe atje. OBSH që është lideri në luftën kundër këtij virusi, po udhëzon të gjitha vendet.

Ju jeni dakord me këto masa?

Po është e drejtë. Ne i mbështesim këto masa. OBSH është pjesëmarrëse e taks forcës së qeverisë për COVID-19, ne besojmë se mund të ketë raste të tjera. Periudha e inkubimit është 14 ditë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mendojmë se mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuarit zyrtarisht. Masat u morën shpejt.

Lexo edhe :  VIDEO/ Helikopteri ushtarak gjerman bie në lumë, 2 viktima dhe 1 person i zhdukur

Gjykoni se masat janë marrë në kohën e duhur apo duhet të ishin marrë më para se të mbërrinte COVID-19? Italia merret si shembull që e mori shumë lehtë. Mos duhet të ishin mbyllur kufijtë në Shqipëri para se të mbërrinte virusi?

Ky virus është i ri, nuk është se e njohim shumë. Deri para pak javësh askush nuk shqetësohej. Çdo ditë mësojmë dhe më shumë. Po të mendoje se mund të mbyllje gjithçka në Tiranë do ishte e vështirë. Kur shikon vendet e tjera, thua nuk qenka çmenduri. Mund të ishte bërë 1-2 ditë më para, ndoshta. Por filluan ta marrin seriozisht direkt. Distancimi social është gjëja që duhet bërë. Duhet të ulim kontaktin nga personi në person. Vendimi u mor shumë shpejt.

Ka shumë të bëjë me psikologjinë e shoqërive, mënyra si reagojnë. Virusi është një virus i ri. Askush nuk e kishte idenë si do reagonte. Si do ishte kur prekje një sipërfaqe. Në fillim kur dëgjon diçka nuk je i sigurt ta besosh apo jo.

Izolimi i disa personave nuk do ketë shumë impakt, puna është ta bëjnë të gjithë. Është momenti i përshtatshëm për një lloj uniteti kombëtar.

Gjëja më e rëndësishme që po bën OKB-ja është bashkëpunimi me OBSH. Ata po e këshillojnë qeverinë shqiptare. Një nga këshillat kryesore të OBSH është pikërisht kjo, mos shko tek doktori, shko në shtëpi, telefono 127. OBSH ka punuar. Është më shumë çështje asistence teknike. Është njohuria ajo që ndihmon më shumë. Është në dorën e qytetarëve. Është momenti të ndjekim këshillat që japin. Ndiqni udhëzimet.

Të fundit

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej...

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë e shprehjes, pak emra shkëlqejnë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV