Koronavirusi/ Lojtari i PSG-së thyen rregullat, hyn në mes të tifozëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Paris Saint-Germain arriti që të kualifikohej për fazën tjetër të Champions League, duke përmbysur rezultatin 2-1 të marrë nga Dortmund në takimin e parë të fazës së 1/8-ave të këtyre skuadrave.

PSG-ja fitoi 2-0 në Paris, në një takim me dyer të mbyllura për të evituar përhapjen e virusit të rëndë që ka prekur një numër të madh shtetesh.

Këtë rezultat mbrojtësi i parisienëve, Lajvin Kurzava e festoi në mënyrë të gabuar, duke u përqafuar me tifozët e mbledhur jashtë “Parc des Princes”.

Futbollisti që u aktivizua në 10 minutat e fundit të ndeshjes, doli nga rrethimi i stadiumit për të përqafuar mbështetësit e ekipit të tij, të cilët ishin mbledhur jashtë stadiumit për skuadrën e tyre të zemrës.

Kurzava u shfaq pas ndeshjes në daljen e “Parc des Princes” me fanellën veshur dhe iu bashkua masës së tifozëve, mes përqafimeve, puthjeve dhe natyrisht fotove të pashmangshme, duke thyer normat e sigurisë anti-koronavirus./Fjala.al/

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV