Mbyllja e kufirit me Greqinë/ DPD: Tragetet, vetëm mallra, jo pasagjerë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar lidhur me urdhrin për të mbyllur kufijtë me Greqinë për shkak të koronavirusit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaron se ndalohen vetëm transporti i udhëtarëve me tragetet Sarandë- Korfuz, ndërsa ka paralajmëruar se nëse e shkelin u hiqet licenca ndërkombëtare këtyre të fundit.

DPD ka bërë të ditur se anijet e mallrave lejohen Greqi- Shqipëri dhe anasjelltas si dhe tragetet e pasagjerëve lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

?Njoftim në lidhje me përditësimin e situatës për COVID-19 dhe lëvizjen e pasagjerëve nëpërmjet transportit detar për/nga Shqipëria dhe Greqia

Pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 14.03.2020 :

?Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarande.

? Të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë.

?Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas.

Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapitaneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për

Linjat : Sarande-Korfuz-Sarandë Që të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandes dhe Korfuzit.

⚠️Të lajmërohen pasagjerët në sportelet e porteve për urdhrin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas.

Lexo edhe :  Qori paralajmëron garën për Bashkinë e Tiranës: Do sfidojmë partitë e korruptuara

Thyerja e ketij urdhri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rende dhe do ju hiqet licenca e aktivitetit te transportit ndërkombëtar te udhëtarëve.