Qytetarët e Pogradecit, Korçës dhe Lushnjes vetëkarantinohen, “zbrazen” qytetet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veç Tiranës e Durrësit, edhe qytete të tjera, si Korça, Pogradeci apo Lushnja kanë kufizuar lëvizjet. Ndërkohë, qytetarët në mënyrë vullnetare i janë bindur këshillave duke qëndruar Brenda në shtëpi, raportojnë korenspodentët e Ora Neës.

Korça është zgjuar mëngjesin e të premtes në heshtje. Qytetarët, ndonse ende në juglindje nuk është shpallur zona e karantinës, qytetarët kanë marrë masa praprakisht.

Qytetarët janë sensibilizuar. Ata kanë zgjedhur të shmangin lëvizje në rrugë apo daljet në kafene. Mëngjesine  të premtes Korça është e zbrazët dhe shumë pak njerëz sheh të lëvizin në rrugë.

Shumë lokale dhe subjekte biznesi i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbyllje dhe kanë bërë diçka të tillë. Klubet, lokalet, restorantet, hotelet dhe bujtinat kanë mbyllur aktivitetin ndërsa autoritetet lokale vijojnë me dezinfektimet.

Masat vijojnë të jenë të pranishme edhe në pikat kufitare të juglindjes ndërsa deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me virusin Covid19. Ndërsa Bashkia Korcë dhe autoritetet e tjera vijojnë të lëshojnë apel pëe të qëndruar në shtëpi.

Edhe qyteti liqenor në juglindje të vendit është më bosh se kurrë më parë. Njerzit janë duke qëndruar në shtëpi duke iu përgjigjur apelit të instancave lokale. Askush nuk lëviz apo të bëjë edhe gjimnastikën e mëngjesit. Rrugët dhe parqet janë bosh. Duket sikur braktisja ka përfshirë gjithçka. Frika nga virusi është kudo.

PARANDALO, MOS RREZIKO VETEN DHE TË AFËRMIT NGA KORONAVIRUSI/Fjala.al

Të fundit

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale. Në një video të...

Lajme të tjera

Web TV