“Të dyfishohen përpjekjet kundër koronavirusit”, mesazhi i fortë i OBSH-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të gjitha vendet e botës t’i dyfishojnë përpjekjet kundër pandemisë së koronavirusit”, ky ishte mesazhi i fortë i drejtorit të përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanon Ghebreyesus.

Duke folur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja e shpalli pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19, ai tha: “Përshkrimi (i sëmundjes) si pandemi nuk do të thotë që shtetet duhet të heqin dorë”.

Ghebreyesus po ashtu tha se shtetet “duhet të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën është mbi 127,000, ndërsa mbi 4,700 pacientë kanë vdekur. Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.

Që atëherë, dhjetëra vende të botës kanë raportuar raste. Numrin më të madh të tyre, jashtë Kinës, e ka Italia. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht janë vetëm Kosova dhe Mali i Zi që nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.

Të fundit

Ambasada Amerikane njofton ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë me dije se, duke filluar nga data 2 shtator 2025,...

Edukoi dhe mësoi breza të tërë, mbyll sytë përgjithmonë mësuesja e njohur

Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit...

Gjest i madh nga Chelsea, një pjesë e fitimeve nga Botërori për familjarët e Diogo Jotas

Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo...

Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

Maturantët kanë mbyllur aplikimet për shkollat e larta dhe janë në pritje të rezultateve nga Universitetet. Por ka ende kohë deri në shpalljen e...

Ndihmoi për shuarjen e zjarreve/ Lapaj ironizon kritikët: S’jam si ju me kondicioner

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore. Por për videon...

Lajme të tjera

Web TV