Shpërthimi i coronavirusit në mbarë botën ka bërë që Madonna të anulojë turneun Madame X. Mbretëreshës së Popit i është dashur deri më tani të anulojë 11 shfaqje në total, për shkak të një dëmtimi të dhimbshëm që i ka prekur gjurin.
Dy shfaqjet e mbetura dhe përfundimtare të Madame X, nuk do të marrin jetë në skenë, pikërisht për shkak të veprimeve të ndërmarra nga qeveria franceze për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Në një deklaratë të shpërndarë në faqen e internetit të Madonnës thuhet: Pas njoftimit zyrtar nga zyra e policisë këtë mëngjes, ndalim pjesëmarrjen e audiencës prej mbi 1,000 persona. Live Nation shpreh keqardhje për anulimin e dy shfaqjeve të fundit të Madame X. Biletat mund të kthehen vetëm në momentin e blerjes. Na vjen keq për zhgënjimin e fansave.
Madonna nuk e ka komentuar personalisht anulimin e shfaqjeve. Sakaq, yje të tjerë si Avril Lavigne dhe Tove Love janë detyruar gjithashtu të anulojnë shfaqjet në Francë për shkak të kufizimit.