Madonna flet për dëmtimin e veshkave dhe mushkërive: Kisha 40% mundësi të vdisja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Madonna ndodhet në Paris, ndalesa e radhës në turneun e saj. Të martën ajo ka shijuar një shëtitje me djalin e saj 18-vjeçar David Banda teksa vazhdon koncertet e saj në kryeqytetin francez.

Mbretëresha 65-vjeçare e popit nisi turneun e saj muajin e kaluar në Londër. Madonna luftoi për jetën e saj në Kujdesin Intensiv në qershor pasi vuante nga një infeksion bakterial. Problemet shëndetësore e detyruan të shtyjë fillimin e turneut të saj. Kështu i nisi koncertet nga Evropa.

Në skenën në Accor Arena në Paris, Madonna më në fund zbuloi se pësoi dështim të mushkërive dhe veshkave. “Kam pasur një infeksion nga disa baktere që askush nuk i di. Dhe shkalla e vdekshmërisë është 40%”, tha ajo, sipas Sun.

Duke përshkruar orët e vështira që kaloi, artistja u shpreh: “Isha në spital, në ICU. Mushkëritë nuk më punonin, nuk merrja frymë vetë. Veshkat po më dështonin. Kam pasur një infeksion me disa baktere që askush nuk i di. Dhe shkalla e vdekshmërisë është 40%.

Kur u zgjova, pashë të gjithë fëmijët e mi rreth meje dhe thashë se kjo është ajo që do të më shpëtojë. Fëmijët e mi do të më shpëtojnë. Nuk jam unë ajo që i shpëtova. U ktheva në shtëpi nga spitali dy javë më vonë dhe askush nuk e dinte se kur do të shërohesha”./E.Ç

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV