A do të zhvillohen Lojërat Olimpike të 2020-s, ja çfarë deklaron kryeministri japonez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Lojërat Olimpike të Tokios 2020 do të zhvillohen normalisht sipas planit pavarësisht rrezikut nga koronavirusi”, deklaroi sot kryeministri i Japonisë.

Në një njoftim të mëparshëm, qeveria deklaroi se ato do të shtyhen deri sa të normalizohej gjendja.

Por kryeministri Shinzo Abe theksoi se vendimin përfundimtar do ta ketë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik nëse lojrat do të zhvillohen në korrik të 2020 apo jo.

“Ne do t’i bëjmë ballë koronavirusit dhe do të zhvillojmë Lojrat Olimpike pa probleme në korrik” – u shpreh Abe.

Deri më tani Japonia ka rreth 1400 të infektuar në të gjithë vendin dhe vetëm 28 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Organizatorët e lojrave olimpike u shprehën në dhjetor të 2019 se ato do të kushtojnë rreth 10.26 miliardë paund.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV