BE-ja ofron 2000 euro për secilin refugjat në Greqi për t’u kthyer në vendin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brukseli përpiqet të zvogëlojë tensionin në ishujt grekë për çështjen e refugjatëve. Dy janë rrugëzgjidhjet që ka gjetur BE-ja; duke zhvendosur të mitur në vendet e tjera të Evropës ose duke stimuluar me para kthimin vullnetar në vendet e tyre të origjinës.

Rreth 40,000 refugjatë në kampe me më shumë se 5,000 persona, dëshmojnë nevojën për masa të tilla, megjithëse këto dy nisma do të kenë një ndikim relativ.

Komisioneri Evropian, Ylva Johansson, njoftoi një program të përkohshëm për të paguar 2,000 euro për secilin refugjat, i cili pranon një riatdhesim vullnetar .

“Është një mundësi që do të jetë e hapur për një muaj … për të lehtësuar pak presionin mbi ishujt dhe njerëzit që janë në kampe”, tha komisioneri, duke specifikuar që migrantët që kanë mbërritur në ishujt para 1 maji do të përfitojnë.

Shtatë vendet evropiane do të presin 1.600 refugjatë të mitur të pashoqëruar në Greqi.

Nga ana tjetër, komisioneri dha shifrat për numrin e të miturve të pashoqëruar që mund të zhvendosen në vendet e tjera.

Për momentin, 1.600 do të transferohen në shtatë vende evropiane që janë bërë vullnetare për t’i pritur ata. Këto janë Gjermania, Portugalia, Franca, Irlanda, Luksemburgu, Kroacia dhe Finlanda, dhe shpërndarja e brendshme nuk është vendosur ende.

Në këtë mënyrë, një pjesë e 5,000 fëmijëve dhe të miturve do të riatdhesohen pa u shoqëruar me  refugjatë në ishujt Grekë. Burimi: lavanguardia, Përshati Fjala.al

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV