Koronavirusi/ Majko: Kjo situatë nuk është çështje ditësh

Ministri i Shqipërisë për Diasporën ka reaguar pas shpalljes së emergjencës nga koronavirusi edhe në kontinentin Amerikan.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” Majko i ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë brenda.

Ministri thotë se shqiptarët duhet të fillojnë të riorganizojnë mënyrën e jetës dhe mos lodhen nga ndryshimi i së përditshmes pasi kjo situatë nuk është çështje ditësh dhe ka thënë se rastet mund të shtohen duke lëvizur.

Postimi i Pandeli Majkos:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën!

Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.

KJO SITUATE NUK ESHTE CESHTJE DITESH!

Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.

MOS U “LODHNI NGA E PERDITSHMJA E NDRYSHUAR! KJO ESHTE PROVE PER CILINDO DHE JO NJE SITUATE QE MUND TE KALOHET ME “SPORTIVITET”!

? Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja DHE KOMUNIKIMI rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në BLLOKIMIN sistemit shëndetsor!

✅ Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambjentit ku banojnë‼️

⭕️ MOS DIL E MOS LËVIZ! As me ????‍♀️, as me ?, as me ?, as me ?, as me ?, pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare‼️ (Për Leje: policiarrugore@asp.gov.al)

⭕️ UL NE ZERO FREKUENTIMIN e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale‼️

Lexo edhe :  VËZHGIMI: 50 deputetë të Parlamentit janë biznesmenë

✅ LEJOHET të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër‼️

✅ TRAJTO ME PËRGJEGJSHMËRI çdo sjellje tënden që ndikon te HIGJENA e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!

✅ Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha/Fjala.al/