Një 75-vjeçare u gjet e pajetë në lumë, e paqartë vdekja e gruas në Tiranë

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një 75-vjeçare është gjetur e mbytur në Tiranë rreth orës 10:45 në Lumë, poshtë Urës së Babrroit. Gruaja është indetifikuar me inicialet A.B, 75-vjeçe.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 75-vjeçares, por nuk janë konstantuar shenja të dhunë në trup, paraprakisht dyshohet se guaja vuante nga problem të shëndetit mendor.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Fjala.al

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.