I izoluar nga koronavirusi, Marash Kumbulla poston foto me “dashurinë” e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Marash Kumbulla ka reaguar për herë të parë pas karantinimit nga koronavirusi të gjithë skuadrës së Veronës, pjesë e së cilës është edhe ai.

Shqiptari duket se është duke i shijuar ditët e izolimit duke luajtur “Play Station”. Në një foto që ka publikuar në “Instagram”, Kumbulla përqafon pajisjen elektronike dhe u kërkon të gjithëve që të qëndrojnë brenda për ta shmangur virusin e rrezikshëm.

“E dashur ‘Play Station’, po të mos ishe ti…Nuk të kam dashur kaq shumë ndonjëherë këtë periudhë! Dhe ju sugjeroj të luani ‘Play Station’ dhe të qëndroni në shtëpi. Kjo është gjëja më e rëndësishme! Bëni çfarë dëshironi më shumë, por bëjeni në shtëpi!”-shkruan Kumbulla./Fjala.al/

Të fundit

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Lajme të tjera

Web TV