Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë ka lëkundur para disa minutash Shqipërinë. Sipas statistikave të “EMSC” ky tërmet ka rënë rreth orës 13:59, në një largësi rreth 322 km nga qyteti i Tiranës.
Thellësia e këtij tërmeti që ka pasur si epiqendër detin Jon raportohet të jetë 10 km. Ndonëse i një force jo shumë të madhe ky tërmet ka frikësuar qytetarët shqiptarë, pasi vendi është duke kaluar një situatë shumë të vështirë nga koronavirusi, ku deri më tani konfirmohen të jenë prekur 38 persona dhe ka humbur jetën një grua.
Ndërsa qytetarët janë ngujuar të gjithë nëpër shtëpitë e tyre dhe pothuajse çdo biznes është mbyllur për të evituar kontaktin e njerëzve me njëri-tjetrin për të mos përhapur më tej virusin e rrezikshëm, tërmetet do ishin një fatkeqësi e madhe.
Shqiptarët janë ende të tronditur nga tërmeti i 26 nëntori që mori jetët e 52 personave, plagosi me qindra të tjerë e shkatërroi mijëra banesa dhe të ndodhur përpara virusit që ka marrë jetën e mijëra vetëve në të gjithë botën, një tërmet tjetër mund ta çonte vendin tonë në gjendje katastrofike./Fjala.al/