Politika e lartë shqiptare dhe epidemia e koronavirusit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Tani u kuptua qartë se politika e lartë në Shqipëri ka qenë e interesuar për pështjellimin që mund të sillte epidemia virusale në shoqërinë shqiptare.

Politika e lartë shqiptare është e korruptuar, në të dyja krahët e saj. Dhe, ky korrupsion, që nga viti 1998, ka qenë një korrupsion i pastër kryeministror.

Ka gjithmonë një pyetje që ngrihet për krimin shtetëror: nëse ekziston ky krim, pse nuk ndëshkohet penalisht? Përgjigjia e kësaj pyetje del nga ky gjykim i vërtetë: Sepse, mosndëshkueshmëria e krimit shtetëror flet që korrupsioni shtetëror është i strukturuar në sistem. Kurse, te kykorrupsion, vjen më pas dhe strehohet, tok në një çadër me të, edhe krimi i organizuar. Kjo është arsyeja që na vjen nga praktika korruptive e qeverive të korruptuara, në rrafshin historik të shtetit modern. Dhe, kur korrupsioni shtetëror krijon sistemin e vet, kjo do të thotë se brenda tij përfishihet edhe korrupsioni i pushtetit gjyqësor.

Bashkimi i krimit shtetëror me krimin e organizuarështë në një bashkëpunim kriminal: dhe kjo është  edhe gjendja e sotme e kriminalitetit korruptiv në Shqipëri.  Ky është një bashkëpunim që e kërkojnë të dyja palët: krimi shtetëror ka forcën e privilegjeve në funksion të parasë, kurse krimi i organizuar është klientela ekonomike që luan në treg me forcën e qeverisë. Me këtë skemë, krimi i organizuar pushton tregun për të paguar korrupsionin qeveritar dhe për të siguruar fitimet e veta jashtë konkurencës. Bashkë me ta radhitet në kohë edhe krimi në pushtetin gjyqësor, i cili, “nën këtë disiplinë”, nuk lejon ndëshkimin e politikës së lartë dhe krimit të organizuar, gjithmonë për të nxjerrë fitimet e veta.

Kjo ka qenë dhe mbetet akoma skema e korrupsionit qeveritar shqiptar; por ndërkohë ky korrupsion, në të dyja krahët e politikës, po ndihet i tulatur nga reforma antikorrupsion që drejtohet nga ndërkombëtarët. Pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët po prisnin me padurim fillimin e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, doli në skenë epidemia me koronavirusin.

I.

Çdo epidemi qe kërcënon me vdekje masive, kuptohet se sjell me vete një pështjellim frike shoqërore, kudo ku ndodh, dhe, në çfarëdolloj kohe historike, sepse lidhet gjithmonë me frikën ndaj vdekjes. Dhe sigurisht që kjo është edhe gjendja shoqërore sot në Shqipëri, sepse tani dihet që koronavirusi është prezent këtu dhe ka prekur rreth 33 persona, duke shkaktuar dy vdekje, deri tani.

Pse e dëshironte përhapjen e koronavirusit në Shqipëri i tërë korrupsioni kryeministror shqiptar?

Përgjigjia është një e vetme, dhe është kjo: korrupsioni i lartë shtetëror është nën akuzë penale, dhe, me degradimin e Shqipërisë nga një frikë e përgjithshme shoqërore që kërcënon hapur me vdekjen, ai mendon se do të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Lexo edhe :  Rama kërkon nga Durrësi mandatin e 9-të: Jemi shumë afër, kam besim që do e marim!

Por, kot e kanë të korruptuarit e mëdhenj: nuk shpëtojnë dot dhe as ikin dot nga Shqipëria. Kuptohet se janë të bastarduar edhe nga mendja. Në fakt, kështu kanë qenë edhe në drejtimin e shtetit të gjithë kryeministrat që sollën korrupsionin shqiptar në periudhën 1998 – 2020. Kurse, mënyra si kanë vjedhur, është një banditizëm i një sistemi të ulët mendor; gati-gati, fëminor.

Asgjë nuk bënë dot për shtetin dhe për shoqërinë, me përjashtim të krijimit të klaneve mashtrues dhe abuzues me paratë e shqiptarëve. Sollën në karierën politike njerëzit e fshatit të vet, të fisit të vet apo të zonës së tyre. Vodhën prona dhe grabitën arkën e shtetit si pashallarët dhe vezirët e Perandorisë Osmane. Por, befas, ranë në humbëtirën e njeriut të akuzuar. Sot, të gjithë këta janë nën akuzë penale, e cila drejtohet nga politika e lartë perëndimore: por, pikërisht nga ky shkak, po shpresojnë te vdekja masive e shqiptarëve nga koronavirusi.

Prej cilit fakt e nxjerr arsyeja këtë kërkesë makabër të tyre? E thjeshtë: e patë si bënin si qenër të tërbuar pse nuk po vinte virusi në Shqipëri, para sesa të shfaqej rasti i parë?

II.

Por të gjithë shqipararët e panë se padurimin për ardhjen e virusit në Shqipëri, e shfaqi tabori korruptiv i Sali Berishës, deri në shpifje dhe thirrje për të krjiuar panik në shoqërinë shqiptare.

Po Kryeministri aktual, Edi Rama, ku qëndron në këtë luzmë korruptive, e cila është e gjithë kryeministrore?

Pikërisht këtu vjen e ngrihet kjo pyetje: Pse erdhi virusi vdekjeprurës nga shqiptarët e Italisë, nuk mund të karantinoheshin ata me një urdhëresë qeveritare? Ose, nuk mund të njoftoheshin paraprakisht botërisht ata me vendim qeveritar se “çdokush që vjen nga Italia apo nga një vend i prekur duhet të kalojë në karantinë?”

Fakti që kjo nuk ndodhi kështu, ne nuk mund të heqim nga rrjedha e mendimit logjik që kryeministri Rama e ka lënë me kast këtë “neglizhencë”, sepse edhe ai pjesë e korrupsionit kryeministror shqiptar është, kjo dihet, dhe sigurisht që do të kalojë nën akuzë. Domethënë, edhe ky ka pritur përshtjellimin e një paniku shoqëror në Shqipëri, por kryeministri aktual dihet se nuk është në nivelin patologjik të frikës nga ndëshkimi, sikurse dallon që është Berisha.

Por, shenjat janë që, korrupsionit kryeministror, nuk po i del falli për vdekje masive të shqiptarëve. Dhe, a e dini pse: sepse është dielli i Adriatikut që i ka mbrojtur në mijëra vjet shqiptarët, dhe ai po i mbron edhe sot e do t’i mbrojë gjithmonë. Natyra e ka ruajtur “me fanatizëm” mbijetesën e shqiptarëve, dhe ajo kështu do të vijojë ta mbrojë deri në amshim.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV