Denoncimi/‘S’ka veshje speciale ndaj koronavirusit’. Shkarkohet mjeku Ilir Allkja

Mjeku i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Ilir Allkja, i cili denonci disa ditë më parë mungesën e veshjeve speciale në QSUT është shkarkuar nga detyra.

Shkarkimin nga detyra e ka bërë të ditur vetë mjeku, i cili shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.

‘Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!

Kërkova të ma jepnin me shkrim!

Hakmarrje e ulët e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë !

Sonte po qëndroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve !

Ju dua shumë !- shkruan Allkja në postimin e tij. Kujtojmë se pak ditë më parë Allkja u shpreh se do të vetëkarantinohej pasi kishte vizituar tre të dyshuar me COVID 19,  dhe se nuk ishte i pajisur me veshje speciale, por vetëm me një maskë.