Ju skadon kolaudimi i makinës gjatë periudhës së vetëizolimit, ja si të veproni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjithë ata që u skadon kolaudimi i automjetit gjatë periudhës së vetëizolimit për shkak të covid-19, mos kenë frikë për ndonjë gjobë, kamat-vonesë.

Në një njoftim zyrtar, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe deklaron se qytetarët nuk do të kenë asnjë lloj penaliteti dhe se do të pezullohet gjithçka deri në momentin që situata t’i kthehet normalitetit.

“Çdo afat skadence i taksave apo rinovimet e lejeve të drejtimit do të pezullohet dhe do llogaritet nga momenti i hapjes së sporteleve.

Çdo afat e çdo skadencë, mbi taksat e qarkullimit të mjeteve rrugore dhe çdo dokumenti tjetër të lëshuar nga dpshtrr, që nuk mundësohet dot si rinovim ose lëshim vetëm online dhe që konsiderohen prekluzive, do të pezullohen këto afate dhe kur të hapen sportelet do nisë llogaritja e ditëve të mbetura nga dita që u ndërpre zyrtarisht shërbimi.

Pra askush të mos ketë stres, as shqetësim për kamata a gjoba! Edhe për kolaudimin, ditët kur shërbimi është i mbyllur, edhe për ata, nuk do quhen vonesë e qytetarit ose pengesë për ta!”, njofton Gonxhe.

Bilanci i covid-19 në shqipëri ka shkuar në 42 të prekur. Shkon në 3 numri i mjekëve të infektuar, pasi sot u njoftua nga ministria se janë prekur edhe dy mjekë të spitalit “shefqet ndroqi”.

Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në spitalin e durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në tiranë, rrogozhinë, elbasan, durrës, lushnje dhe fier. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.

Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. Rama iu bëri thirrje sot spitaleve private për t’ju bashkuar shërbimit shëndetësor publik.

Lexo edhe :  “Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Ai paralajmëroi se do të gjobiten me 5 mln lekë spitalet që mund të refuzojnë këtë thirrje dhe bizneset që rritin çmimet. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Të fundit

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin....

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Lajme të tjera

Web TV