Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Koronavirusi/ Kur mbërrin piku, dhe kur mbaron një epidemi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piku i një sëmundje epidemike, llogaritet zakonisht me një formulë matematikore. Por marzhi i gabimit është i lartë, pasi virusi është i ri, dhe prirja e tij varet në fakt nga mënyra sesi ne njerëzit veprojmë në përputhje me masat e vendosura. Për këtë çështje, ne intervistuam presidentin e Institutit Kombëtar të Shëndetit, Silvio Brusaferro.

Nga Silvia Turin “Corriere Della Sera”

Aktualisht kemi një rritje të rasteve në gati gjithë Italinë, dhe veçanërisht në Lombardi. A po mbërrijnë në kulmin e epidemisë? Dhe a është e mundur të parashikohet se kur do të mbërrijë ajo?

Modelet matematikore janë aty, bashkë me disa parashikime. Ato heqin një paralele me Kinën, dhe e përdorin për epidemi të tjera. Por problemi është se çdo epidemi është e ndryshme, dhe çdo territor është i ndryshëm, ndërsa reagimet përmbajnë masa dhe sjellje të ndryshme.

Kjo është arsyeja, pse mund të bëhen vetëm parashikime të vogla. Është e vështirë të bësh parashikime në tërësi.

Qarkullojnë modele të ndryshme, por që të gjitha modelet presupozojnë supozime, domethënë disa ngjarje që janë paracaktuara. Por ne jemi aktualisht në një situatë të re. Dhe duke parë të dhënat tona aktuale, nuk ndjehem i sigurtë që të bëj ndonjë parashikim.

Cilat janë ndryshoret, që ndërhyjnë në llogaritjen e mbërritjes së një kulmi në një epidemie?

Kulmi llogaritet në bazë të vlerës së R0, që është shkalla e infektimit. Për këtë virus ajo është 2.5-3. Kjo do të thotë që mesatarisht secili person infekton 2-3  vetë. Ndaj mund të bëhen parashikime me modele pak a shumë të detajuara matematikore, se si do të jetë trajektorja e epidemisë me këtë shkallë infektimi. Kjo vlerë, do ta varet pjesërisht nga tiparet biologjike të virusit. Për shembull fruthi është shumë më ngjitës se SARS-CoV-2, ndërsa gripi më pak.

Pra, R0 mund të ishte më i lartë tani në Lombardi sesa në rajone të tjera italiane?

«Padyshim që po, një popullsi më e dendur ka një R0 më të lartë. Ajo që ne po bëjmë tani është të shmangim rritjen e kontaminimit, distancimi shoqëror siguron që, ndërsa karakteristikat varen nga biologjia e virusit të mbeten të pandryshuara, kulmi në lartësi, pra përhapja e infeksionit, zvogëlohet. Distancimi shoqëror bën që kulmi i epidemisë të zhvendoset Po aq e rëndësishme është, sidoqoftë, të zhvendoset kulmi më tej në kohë, në mënyrë që sistemit shëndetësor t’i jepet kohë për të reaguar, të ketë vende të lira sepse njerëzit janë rikuperuar ndërkohë ».

A ka lidhje sezonaliteti i gripit, me ndonjë nga variablat që merren në konsideratë?

Nuk ka asnjë supozime shkencor. Por disa mendojnë se sezoni i ngrohtë, mund të ndikojë në trendin e epidemisë. Shpresojmë shumë që të ndodhë, por nuk kemi asnjë të dhënë që ta konfirmojmë tani këtë gjë.

A ka ndonjë model matematikor, që na tregon datat e pikut të epidemisë?

Modelet janë atje, ne i kemi ato. Por për arsye të dukshme të mos alarmimit të publikut ato

nuk bëhen publike. Pasi ato janë parashikime që përdoren nga ata që e menaxhojnë emrgjencën, dhe përfshijnë edhe të dhëna që kanë mangësi. Ne nuk e dimë se sa të besueshme janë ato. Pasi nuk mund të dimë gjithçka rreth këtij virusi, ndaj marzhet e gabimit janë të larta.

Lexo edhe :  SMS kërcënuese/ Bardhi në SPAK për “Mbretin Zog”: I “dorëzova” telefonin prokurorit  

A varet data e supozuar e pikut nga masat kufizuese?

Ajo çka dimë me siguri, është se sa më shumë t’i përmbahemi këshillave që na jep qeveria, aq më shumë kontribuojmë në zvogëlimin e numrit të rasteve. Ky është një moment kritik, pasi frenimi i virusit varet nga sjellja jonë. Nëse njerëzit vazhdojnë ta takohen me njëri-tjetrin megjithë ndalesat e vendosura, ata do të jenë përgjegjës për një rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve, dhe për fat të keq edhe të të vdekurve. Duhet një përgjegjësi sociale shumë e forte:të minimizosh do të thotë të rritësh shanset që njerëzit të jetojnë.

A ka përfunduar epidemia në Kinë?

Nuk ka mbaruar. Ajo po ngadalësohet, dhe masat e autoriteteve kineze kanë bërë të mundur bllokimin e përhapjes së mëtejshme. Ndonjëherë është ajo që duhen janë pikërisht masat drastike.

Kur mund të thuhet realisht “ka mbaruar”, kur rastet e reja do të jenë zero?

Po. Mund të thuhet se gjithçka ka përfunduar, kur nuk do të ketë më raste të sëmurësh me koronavirus. Do të jetë e nevojshme të shihet nëse koronavirusi do të bëhet endemic. Pra nëse përtej episodit me kulmin më të madh, sëmundja do të vazhdojë të ekzistojë në muajt në vazhdim, qoftë edhe tek pak njerëz, dhe ndoshta me më pak virulencë nga pikëpamja klinike.

A mund të reduktohen masat e sigurisë në Kinë?

Tani në Kinë, ekziston rreziku është që ata pak të infektuar të infektojnë të prekurit, të cilët janë ende me një imunitetet të dobët, duke pasur parasysh që koronavirusi është i ri. Ndaj masat e sigurisë duhet të mbeten në fuqi për një kohë më të gjatë, derisa të ketë një rënie të konsiderueshme të rasteve.

A mund të fillojë gjithçka nga e para?

Në Kinë, mund të rifillojë gjithçka me një ri-importim të rasteve nga rajone të tjera të botës, ku infeksioni ishte një prirje më e vonuar. Tani për tani, rreziku kryesor jemi në italianët. Problemi në përgjithësi, është mos-sinkronizimi i shpërthimeve epidemive në të gjithë botën. Ne mund të jemi më të qetë, kur shohim një ulje të konsiderueshme të numrit të rasteve edhe në vendet e tjera. Por masat e sigurisë duhet të mbten në fuqi për një kohë të konsiderueshme, për të qenë të sigurtë se epidemia nuk do të rifillojë prapë.

A po ndihmojnë të shëruarit, në zhvillimin e të ashtuquajturit “imuniteti i tufës”?

Është ende shumë herët të thuash këtë. Ne nuk e dimë sa është numri i të prekurve asimptomatikë. Por 724 të shëruarit në Itali që nga 9 marsi, nuk janë asgjë në krahasim me popullsinë italiane. Ata nuk përbejnë masën kritike të nevojshme, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Përgatiti: Silvana Tresa

Të fundit

Përplasje e fortë në studio mes Vangjelit dhe Nokës: Pusho të flas un

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e...

Manjani zbërthen taktikën e Ramës, ja kush rrezikon ta humbasë lojën

Juristi Ylli Manjani tha se kryeministri i vendit po luan një lojë politike ekselente, sa i takon mënyrës se si ai e shet tek...

Mesazhet shantazhuese/ Bardhi: Lidhen me përgjimet që disponoj nga Sky Ecc

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”.  I ftuar...

Sula zbulon kërcënimin nga një eksponent i PS: Unë nuk jam nga ata që kam frikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ishte i ftuar këtë të enjte në një intervistë për një emision televiziv për të diskutuar rreth aksionit...

Plas debati në studio, Curri i kthehet Nokës: Do ikni të hënën

Në një emision televiziv u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të...

Lajme të tjera

Web TV