Krujë/ Vrau nipin e tij. Pas arrestimit të autorit policia gjen edhe… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka gjetur ditën e sotme edhe armën e krimit me të cilin 59-vjeçari nga Kruja vrau nipin e tij. Pas arrestimit të autorit mbrëmjen e djeshme policia ka krehur zonën ku ka gjetur edhe armën e krimit, pistoletë e tipit TT si dhe një pushkë që e posedonte 59-vjeçari.

Njoftimi i policisë: Policia gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT.

Gjendet dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.

Gjetja, pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.

Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV