Biznesi i vogël e i mesëm kërkesë qeverisë: Mirato paketë ekonomike për ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë  ka dalë në një deklaratë që lidhet me situatën kaotike dhe kritike të sundimit të virusit vdekjeprurës në vend.

Shoqata ka hartuar një listë me dy kërkesa dhe me një sërë propozimesh dhe ia kanë drejtuar qeverisë duke i bërë me dije rrugën që duhet të ndiqet për të mos mbetur në një krizë të thellë në të cilën po bie biznesi në vend.

Ata kanë kërkuar që qeveria duhet të miratojë një paketë ekonomike dhe sociale ku detyrimisht përfshihet biznesi i vogël dhe i mesëm.

Postimi i plotë Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë

Në situatat e pandemisë për shkak të covid-19, në të cilën po kalon vendi, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm  të Shqipërisë, përshëndet masat e ndërmarra nga Qeveria, për mbrojtjen e jetës të qytetarëve. Mbyllja e aktiviteteve ekonomike në shumicën e bizneseve edhe një here e ve në sprovë biznesin e vogël dhe të mesëm pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Përshëndesim Bankën e Shqipërisë për iniciativën që ndërmorri në shtyrjen e afatit 3 mujor për shlyerjen e kredive dhe interesave bankare ndaj individëve dhe biznesit, por jemi shpresëplotë që kjo të vihet në zbatim sa më shpejt.

Nga ana tjetër, natyrshëm kjo situatë pritet të sjellë vështirësi të mëdha ekonomike ndaj biznesit në përgjithësi, por sidomos biznesit të vogël dhe të mesëm në veçanti, për arsye sepse biznesi i vogël është më i ndjeshëm ndaj këtyre situatave.

Sot problemet ekonomike varen shumë nga kohëzgjatja e pandemisë. Masat për shëndetin publik kufizojnë dhe dëmtojnë aktivitetin ekonomik. Bizneset vazhdojnë dhe paguajnë shpenzimet fikse megjithëse kanë pezulluar aktivitetin ekonomik.

Në treg ka ndryshime të mëdha të rregullit ekonomik kërkesë-ofertë.

Bizneset do të përballen me krizë parash, rrjedhimisht punëtorët do të ngelen pa punë. Në këto kushte, biznesi është i detyruar ose të marrë borxh para në banka dhe rrugë informale ose të falimentojë.

Lidhja biznes i vogël – biznes i madh do të prishet dhe njëkohësisht  do të shkatërrohen balancat ekonomike.

Pas mbarimit të krizës shëndetësore, ekonomike dhe sociale, frika e biznesit është e madhe nga largimi i punonjësve jashtë shtetit.

Paniku për një krizë financiare do të çojë në një krizë kredie etj.

Të ndodhur në këto kushte e shohim të arsyeshme për t’i kërkuar qeverisë marrjen e disa masave dhe plane veprimi ndërmjet palëve me grupet e interesit, për lehtësimin e barrës fiskale dhe monetare ndaj biznesit.

Lexo edhe :  Dhunë brenda familjes në Vlorë e në Sarandë! 43-vjeçarja godet me thikë babanë...

Duke marrë shembuj nga vendet e prekura nga pandemia, si Franca, Italia, Gjermania, Spanja, Kosova etj.të cilat kanë miratuar paketa fiskale shtesë edhe shteti ynë, duhet të miratojë një paketë ekonomike dhe sociale ku detyrimisht përfshihet biznesi i vogël dhe i mesëm.

Deri në mbylljen e krizës shëndetësore sociale dhe ekonomike kërkojmë:

–              Qeveria të shikojë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike e varur kjo nga situata në të cilën vendi do ndodhet për shkak të pandemisë.

–              Qeveria të krijojë mundësinë e shtyrjes së pagesave, gjobave dhe detyrimeve fiskale të biznesit ndaj shtetit.

–              Rimbursimin e plotë të pagës së punonjësve.

–              Rimbursimin e detyrimeve për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

–              Shtyrjen e pagesave të energjisë elektrike dhe ujit si dhe taksave vendore.

–              Për bizneset që pësojnë dëme nga kjo situatë, qeveria të gjejë forma për kompesimin e plotë të tyre.

–              Të përjashtohen bizneset nga taksa e pronës deri në përfundimin e krizës.

–              Të kompesohet e plotë pagesa e qerasë si dhe tatimit në burim i qeradhënësit, për të gjitha bizneset të cilat janë qeramarrës.

–              Të shtyhet për një periudhë të caktuar nga ana e qeverisë deklarimet e bilanceve, për shkak të vështirësive të mbledhjes së dokumentacionit nga ana e kontabilistëve.

–              Banka e Shqipërisë të injektojë para në treg për të ulur efektin e krizës.

–              Zbutjen e normave të interesit duke i krijuar bizneseve mundësi më të mëdha kreditimi.

Në planin afatgjatë, për shkak të krizës si dhe ankimimeve tona të shpeshta për tatime dhe taksa të larta, qeveria duhet të rishikojë edhe një herë një program të një pakete të re fiskale dhe zbutjen e kostove ndaj biznesit. Kjo paketë do t’i krijonte mundësi edhe bizneseve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Në zbatimin e ligjit në kushtet aktuale, qeveria jo vetëm të ndërmarri masa ndëshkuese për shkelësit e ligjit, por dhe masa lehtësuese që vendi të mos ndodhet para një recension i cili do të sillte falimentimin e mijëra bizneseve dhe largimin e mijëra shqiptarëve drejt perëndimit.

E shohim me vend t’i bëjmë thirrje biznesit të veprojë me rigorozitet ndaj masave të marra nga qeveria, gjithashtu askush të mos abuzojë me çmimet e produkteve dhe shërbimeve dhe urojmë që kjo situatë të kalohet me lehtësi dhe sa më shpejt.

Ju faleminderit për mirëkuptimin !

Të fundit

Këmbimi valutor 21 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe...

Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Një pako e dyshimtë u gjet mbrëmjen e kaluar pranë pallatit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako, në Durrës. Mësohet se xheniot kanë kryer shpërthimin e...

Milot – Thumanë, drejt nisjes së punimeve/ Projekti lejon shpejtësi 140 km/orë

Shoqëria “G2 Blu”, mbajtëse e koncesionit për ndërtimin e aksit rrugor Milot – Thumanë po avancon me marrjen e lejeve të nevojshme për nisjen...

Gjendet eksploziv pranë “Velierës” në Durrës, në afërsi të banesës së Vangjush Dakos

Një sasi lënde plasëse është konstatuar mbrëmjen e kaluar pranë zonës së njohur si "Veliera" në Durrës. Menjëherë pas gjetjes, forcat xhenio ndërhynë dhe...

Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

Shqipëria është një nga pesë destinacionet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë. Cepee Tabibian, një eksperte për lëvizjet jashtë vendit, e cila në moshën 35-vjecare...

Lajme të tjera

Web TV