Koronavirusi/ Euro 2020-a drejt shtyrjes, Rusia ofron stadiumet e saja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër do të zhvillohet një mbledhje midis UEFA-s dhe 55 federatave anëtare të saj, ku do të diskutohet për situatën në të cilën ndodhet bota e futbollit nga koronavirusi dhe do vendoset për vazhdimësinë e garave kryesore.

Një prej çështjeve më me shumë rëndësi është ajo e Europianit 2020, i cili me shumë gjasë pritet të shtyhet, por mbetet për t’u kuptuar se kur. Gjatë ditës së sotme, Aleksei Sorokin, përgjegjësi i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës “Rusi 2018”, ka hapur një derë për të pritur edhe Europianin. Rusia i ka gati stadiumet dhe është një nga vendet më pak të prekura nga koronavirusi dhe ku nuk ka asnjë të vdekur nga COVID-19.

Më parë edhe zv.presidenti Dmitrij Çerishenko ishte shprehur se Rusia mund të mirëpriste më shumë takime nëse do të ishte e nevojshme./Fjala.al/

Të fundit

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për...

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me origjinë emigrantësh. Në vitin 2024, 26%...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

Lajme të tjera

Web TV