Koronavirusi/ Njihuni me masat e reja për mbrojtjen e Trump dhe stafit të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë nisi zbatimin e masave të reja për të mbrojtur Presidentin Donald Trump dhe stafin e tij nga koronavirusi.

Kujtdo që hyn në kompleks, duke përfshirë vizitorët dhe pjestarët e mediave, i matet temperatura.

Duke filluar nga e shtuna, Shtëpia e Bardhë nisi të skanonte çdo njeri që i afrohej presidentit Trump dhe Nënpresidentit Mike Pence, i cili drejton reagimin e administratës ndaj virusit.

Stafi i Shtëpisë së Bardhë, reporterët dhe kameramanët u pritën sot nga personeli që u maste temperaturën. Lejoheshin vetëm ata me temperaturë 37,6 gradë e poshtë.

Edhe në sallën e konferencave të shtypit po zbatohet distancimi social. Pjestarëve të mediave u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi ose të punojnë në distancë si dhe ta shkurtojnë stafin në minimum./VOA

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV