“Koronavirusin e solli ushtria amerikane,” tani Kina akuzon Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E forcuar nga kontrolli i epidemisë, qeveria e Pekinit po përpiqet t’ia hedhë përsipër kritikat për ngadalësinë fillestare për përgjigjen ndaj epidemisë Covid-19. Dhe ia vë gishtin Uashingtonit: “Shtetet e Bashkuara duhet të jenë transparente dhe të na japin një shpjegim. Ka mundësi që ushtria amerikane e solli epideminë në Wuhan”. Akuza, e ngritur si komplot, nuk është e re. Por këtë herë nuk vjen nga faqet e internetit për të përhapur lajme të rreme, por nga një burim zyrtar i qeverisë. Sipas një zëdhënësi në Ministrinë e Jashtme të Pekinit, në fakt, origjina e koronavirusit nuk është e lidhur me gabimet e vigjilencës dhe kontrollit të autoriteteve kineze në qytetin e pretenduar për ‘shpërthim zero’, por me ndotje nga jashtë. Dhe për saktësi, nga SHBA-të.

“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë transparente! Dhe duhet të publikojnë të dhënat e tyre! Shtetet e Bashkuara duhet të na japin një shpjegim”, sulmon në Tuiter një nga zëdhënësit e qeverisë, Zhao Lijian. Në fillim të krizës, drejtori i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se koronavirusi u shfaq në një treg në qytetin Wuhan. Por në javët e fundit, Zhong Nanshan, një virolog dhe veteran kinez në luftën kundër epidemisë Sars në vitet 2002-2003, ka treguar për mundësinë që burimi i virusit përgjegjës Covid-19 të mos jetë në të vërtetë Kina.

Pas këtyre pretendimeve, aktualisht nuk ka studime të besueshme shkencore. Për Uashingtonin, faji qëndron në mprehtësinë e të dhënave kineze. Për Pekinin, është krejt e kundërta. Dhe në këtë luftë në distancë, i besohet çdo gjëje nga pak. Zhao Lijian citon një video nga drejtori i Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Shteteve të Bashkuara (CDC), i cili para Kongresit Amerikan deklaroi se disa qytetarë amerikanë që vdiqën nga shkaqet që fillimisht i atribuohen gripit sezonal, në të vërtetë, në një kontroll të dytë, ata ishin bartës të koronavirusit të ri. Nga këtu lindin pyetje-akuzat e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze: “Kur u shfaq pacienti zero në Shtetet e Bashkuara? Sa njerëz u infektuan?”.

Lexo edhe :  Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Tweet-i i Zhao Lijian në njëfarë mënyre analizon një teori që është shfaqur prej javësh në internet, që virusi u soll nga një delegacion amerikan në Lojërat Ushtarake Botërore, një konkurs sportiv për personelin ushtarak nga e gjithë bota që u mbajt në Wuhan në tetor. Një teori që luan lojën e Pekinit i përgjigjet fushatës mediatike të qeverisë amerikane kundër Kinës. Megjithëse OBSH nuk ka konstatuar origjinën e koronavirusit të ri, aq shumë saqë është riemëruar Covid-19 asnjanës, pra pa ndonjë referencë gjeografike, Uashingtoni rregullisht përdor terma që përmendin origjinën “kineze” të epidemisë. Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo e quajti atë “virusi Wuhan”.

Burimi: https://europa.today.it/

Përgatit: Leonard Veizi

Të fundit

Nëna e Martin Canit përlot me reagimin/ Erald bir, të qaj sot si për tim bir

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar, Erald Xhejo, humbi jetën, ka reaguar nëna e...

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë!/ Zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në "Eldoradon" e shqiptarëve për të emigruar. Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi...

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën e 13-të. Për rastin në...

Trupat gjermane do të garantojnë sigurinë e Ukrainës? Berlini lë të hapur mundësinë

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (SPD) Lars Klingbeil la të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë  në forcat e mundshme...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV