Koronavirusi dhe pandemia e COVID-19, janë përhapur në mbarë planetin, duke infektuar mbi 160.000 njerëz, dhe duke e kufizuar jetën tonë përditshme me karantina të detyrueshme, mbyllje shkollash dhe distancim social. Bashkë me lajmet mbi virusin dhe përhapjen e tij, një “përmbytje” dezinformatash ka mbushur çdo cep të internetit.
Por shumëçka mbetet ende e panjohur për COVID-19, dhe këtë lloj të veçantë koronavirusi. Disa këshilla të hershme të publikuar nga autoritetet e shëndetësisë, dëshmuan të ishin vetëm gjysma të sakta, ndërsa këshilla dhe mashtrime të tjera të ofruara nga “banorët e rastit” në internet janë thjesht të gabuara. Prandaj, është koha të shkatërrojmë disa mite.
Maska do të na mbrojë nga infektimi
Kur koronavirusi nisi të përhapet jashtë Kinës, pati një kërkesë të madhe për maskat e fytyrës, për të cilat njerëzit supozonin se do t’i mbronin nga virusi. Por nga gjithë gjërat e çuditshme që ka nxitur njerëzit të grumbullojnë rreth vetes, maska e fytyrës mund të jetë më e pak efktivja në mbrojtjen tuaj nga sëmundja.
Së pari, shumë nga maskat që u shitën sa hap e mbull sytë nëpër të gjitha farmacitë dhe dyqanet, nuk janë lloji që mund të pengojë depërtimin e një virusi. Kjo gjë i bën ato tërësisht të padobishme. Maska e duhur, e quajtur “Respirator N95”, përdoret shpesh nga punonjësit e kujdesit shëndetësor, por kjo nuk vlen për individët e zakonshëm që janë të shëndetshëm.
Në fakt, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se përdorimi jo i duhur i maskës, mund t’ju bëjë më të prekshëm ndaj virusit. Gjithsesi, nëse sëmureni, mbajtja e një maske të tillë gjatë sëmundjes tuaj mund të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së infeksionit tuaj tek të tjerët. Pra mbani maskë, vetëm nëse jeni i sëmurë.
Është vetëm një grip
Ju ndoshta keni dëgjuar disa njerëz të thonë se COVID-19 është në thelb një grip i zakonshëm, dhe se të gjitha hipotezat rreth pandemisë po zmadhohen nga media. Asgjë tjetër nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa ky pretendim. Dhe ekspertët e shëndetësisë, paralajmërojnë se megjithë lutjet e tyre, ne qytetarët nuk po bëjmë sa duhet për të zbutur përhapjen e virusit, që mund të marrë shumë jetë njerëzish.
Një person i infektuar me COVID-19, mund të ketë shkallë të ndryshme simptomash, bazuar në moshën dhe shëndetin e tyre në tërësi, përpara se të infektoheshin. Koronavirusi, është gjithnjë e më vdekjeprurës tek të moshuarit, veçanërisht ata mbi 60 vjeç, dhe rreziku i ndërlikimeve serioze është më i madh sa më i moshuar të jetë i sëmuri.
Edhe ata që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, janë më të rrezikuar që të humbin jetën prej tij. Shkalla e vdekshmërisë së COVID-19, është shumë herë më e lartë se ajo e gripit sezonal. Fakti që COVID-19 është shumë ngjitës, dhe mund të transmetohet edhe kur njerëzit nuk shfaqin simptoma, do të thotë që ai mund të përhapet lehtëssiht në mesin e një populate, dhe të arrijë tek individët më të brishtë.
Duhet të izolohen vetëm njerëzit e prekur nga koronavirusi
Teksa është joshëse të mendohet se mënyra juaj e jetës ndryshon vetëm nëse sëmureni, në të vërtetë nuk është tamam kështu. Ngadalësimi i përhapjes së pandemisë, është i mundur vetëm nëse që të gjithë i marrin seriozisht rekomandimet për t’u distancuar nga njëri-tjetri. Kjo do të thotë se edhe njerëzit e shëndetshëm duhet të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi, për të parandaluar infektimin nga virusi, dhe kontribuar në përhapjen e tij të mëtejshme.
Shmangia e tubimeve të mëdha, dhe puna nga shtëpia aty ku është e mundur janë hapat e parë. Por kjo s’do të thotë se duhet të vazhdoni të frekuentoni barin tuaj të preferuar fundjavave. Në fakt, shumë vende kanë kufizuar ose mbyllur bare dhe restorante, pasi ato janë mjedisi i përsosur për përhapjen e COVID-19.
Pra nëse nuk jeni i sëmurë, nuk mund ta përhapni virusin te të tjerët, madje edhe nëse jeni i ri
dhe i shëndetshëm, qëndrimi i pa infkeektuar, do të thotë se nuk mund të përhapni pa dashje infeksionin tek të tjerët, gjë që mund të ketë pasoja shumë më serioze shëndetësore. Që të gjithë duhet të bëjmë pjesën që na takon.
Vaksina do të jetë gati shumë shpejt
Disa zyrtarë në qeveri të ndryshme, janë duke bërë çmos për t’i siguruar qytetarët e frikësuar se prodhimi i vaksinë do të ndodhë shumë shpejt. Ndërsa është e rëndësishme të sigurohemi që të parandalojmë përhapjen e panikut në popullatë, e vërteta është se një vaksinë kundër COVID-19 është ende shumë larg.
Disa kompani të bioteknikës, po testojnë disa vaksina eksperimentale. Madje testimet tek të sëmurët do të fillojnë që këtë javë. Megjithatë, siguriaë dhe efektiviteti i vaksinës kërkon një kohë të gjatë, dhe madje edhe nëse gjithçka shkon mirë dhe një vaksinë vërtetohet si e sigurtë për përdorim, ne jemi ende të paktën një vit larg nga një vaksinë e disponueshme për publikun.
E kuptojmë kur prekemi nga COVID-19
Ne njohim tashmë shumë nga simptomat e këtij infeksioni koronavirus, duke përfshirë gulçimin, kollën e thatë dhe dhimbjet në gjoks, vetëm sa për të përmendur disa pre tyre. Por kjo nuk do të thotë që do të shfaqni menjëherë shenjat e virusit në rast se infektoheni.
Dhe kjo është një nga arsyet, pse kjo pandemi është kaq shumë e paparashikueshme. Testet kanë treguar që COVID-19, mund të transmetohet lehtë nga njerëz që nuk kanë asnjë simptomë të dukshme. Në fakt, mund të duhen javë të tëra që të shfaqen simptomat, çka do të thotë që nëse nuk izoloheni nga shoqëria, ju mund të përhapeni infeksionin tek shumë njerëz të tjerë, pa e kuptuar fare këtë gjë.
Mënyra e vetme, për ta ditur me siguri nëse e keni këtë virus, është që të testoheni për të. Gjithsesi, nëse jeni i ri dhe i shëndetshëm, mjekët nuk ka të ngjarë t’ju kërkojnë të testoheni, përveç rastit kur jeni vërtet rëndë. Njrëzit që mund të kenë koronavirusin, duhet të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin kontaktin me të tjerët, dhe të pushojnë në vend se të mbajnë radhë në poliklinikën më të afërt për t’u vizituar.
Përgatiti: Silvana Tresa – Fjala.al