Shënim/ Shumë shkurt mbi teoritë e konspiracioneve botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Po ndiqja lajmet. Domethënë po njihesha me të rejat në televizor. Ec e ec me coronavirusin. S’kish të sosur udha. Mirëpo dihet, lajmet kanë humor të paparë. Rrugës u shkriva së qeshuri nga shakatë plot kripë të… një pensionisti ulur në një stol lulishteje, ku nën shoqërinë e ca miqve të tij po pinte raki me gotë plastike. Dhe pyetjes së gazetares me mikrofon në dorë, – e çuditur që ata burra në moshë kishin thyer në mes të ditës dhe urdhrin e kryeministrit për vetizolim total, – se përse po ndodhte e gjithë kjo situatë ku na kishin lëshuar “Covid”-in nëpër këmbë, iu përgjigj me intuitën e tij natyrale dhe shumë kompetencë: Ja ta them unë. Jemi përpara një Rendi të Ri Botëror.

Heu bre. Të kishte lexuar xhaxhai shkrimtarin me famë botërore, Xhimi Mars?! Jo, se ai ka botuar do libra me konspiracione të pashembullta, që po t’i lexosh të duket vetja në ajër e të pazbritur në tokë. Tek e fundit dhe e kishte lexuar, se libri në shitje të lirë është, dhe në këto ditë të vështira karantine ku truri punon me një ritëm të pazakontë, njerëzve u shkon mendja të lexojnë gjithfarë gjërash që lidhen me aktualitetin, viruset, laringjitet, faringitet…

Epo ç’është ky Rendi i Ri Botëror?

Dhe xhaxhai pa e lëshuar gotën plastike nga dora vazhdoi me shpjegimin e tij të thjeshtë e të saktë: Kjo do të thotë që njerëzit do të kenë më pak të drejta dhe më shumë detyrime. Ky është Rendi i Ri Botëror.

Bravo të qoftë. Ja, kaq duhet dhe nuk ishte e nevojshme të shiheshin më lajmet. Se ato vazhdonin me gjobat e policisë, dhe dezinfektimin e rrugëve. Te e fundit u mor koncentrati i nevojshëm.

Rrofsh or plak se na ndriçove. Të dhjefsha Xhimi Marsin. Sa budallallëqe botohen në botë. Këtu kemi të bëjmë me koncentrimin e përvojës popullore, përvojës së tavolinave të kafeve dhe atyre të dominove, i thjeshtë e i përmbledhur në dy-tre fjali.

Lexo edhe :  Lojë e ndyrë me drejtësinë e re

Fol ore se “kështu i do mushka drutë”. Jo po të tjerrësh analiza që ta bëjnë kokën daulle.

Tani, janë apo nuk janë dakord të gjithë me këtë ide, kjo është një temë më vete. Se në fund të fundit ai mendimin e tij dha, edhe pse me aq kompetencë sa nuk do kishte folur kurrë as Akademia e Shkencave dhe as ndonjë institut vasal.

Epo kështu është kur dëgjon thashetheme interneti: dha pastaj te lulishtja mes pallateve pesëkatëshe flet me terma konvencionalë për historinë botërore dhe gjeopolitikën.

Ç’është e vërteta teoria e konspiracioneve këto ditë ka pasur një intensitet të lartë shpërndarjeje në faqet e internetit. Kjo më bëri t’i drejtohem bibliotekës ku gjeta dhe një libër të lexuar shumë vite më parë me titullin “Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme të të gjitha kohëve” me autorë Xhonatan Venkin dhe Xhon Uheilen.

Hajde libër hajde.

Aty, përveç dyshimeve për vdekjen e Kenedit, atentatin e Reganit, eliminimin e Martin Luter Kingut, dyshimet për konspiracione kanë rënë dhe mbi vdekjet e dyshimta të këngëtarëve të rrokut, Xhimi Morisonit e Xhon Lenonit.

Këto dhe mund të jenë të vërteta, se dhe këngëtarët ku nuk e fusin hundën…

Konspiracionet sërish kanë filluar të qarkullojnë rëndshëm në këto ditë të vështira.

Tek e fundit: pyetjes se kush na i hodhi “Covit19”-tën pas shpine, vetë Perëndia, apo ndonjë agjent i sofistikuar, nuk është se do t’i japi përgjigje ndokush. Ashtu si shkatërrimi i Kullave Binjake, krijimit të ISIS-it, edhe “Covid-19”-ta do të jetë një teori konspiracioni, ku pas disa vitesh do të bëjë pjesë në një libër të ri.  Me këtë rast numri i konspiracioneve botërore, që thuhet se kanë lindur që pas kryqëzimit të Jezusit, do vazhdojë të shtohet.

 

Leonard Veizi/ FJALA.al

Të fundit

Berisha-Meta sulmojnë Veliajn, pafuqi përballë Ramës e zhurmim ndaj SPAK!

Nga Jakin Marena Tashmë është kthyer në rutinë protesta e Rithemelimit dhe e Partisë së Lirisë çdo të martë përballë...

Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Aachen të Gjermanisë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor” në Charlemagne Prize on Europe. I pyetur për Rusinë,...

Të preferuarat e stinës, ja disa arsye pse duhet të konsumoni sa më shumë qershi

Qershitë janë padyshim superushqimi i stinës së verës. Të buta dhe plot lëng mund të jenë të ëmbla ose athta, por gjithnjë me një...

E tmerrshme/ Nëna ‘mostër’ detyron djalin të përshëndesë babain në kamer, më pas e vret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në San Antonio të Teksasit, ku një grua në shenjë hakmarrjeje dnaj bashkëshortit ka vrarë djalin 3-vjeçar dhe...

Bankat kanë rritur të ardhurat nga interesat me 22.6 miliardë lekë

Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja vjetore në rezultatin neto nga interesat dhe komisionet për aktivitetin e bankave në monedhën vendase dhe në valutë...

Lajme të tjera

Web TV