Policia: Lëvizje në orën 6-8 dhe 16-17 vetëm me leje të posaçme. Jo për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në oraret 06.00-08.00 dhe 16.00-17.00 nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve me automjetet private. Këto orare janë përcaktuar për lëvizje vetëm për personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private, theksohet në njoftimin e fundit, ku jepen të dhëna mbi rregullat e përcaktuara për shkak të koronavirusit.

“Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall”, thuhet më tej në njoftim.

Sqarim i Policisë së Shtetit

Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga email-et shumta të ardhura në adresën e dedikuar: policiarrugore@asp.gov.al, për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se:

Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën policiarrugore@asp.gov.al dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por t’i drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet email-it policiarrugore@asp.gov.al dhe dy numrave të dedikuar.

Lexo edhe :  U përplas me prokuroren/ Babai i Luis Meçes: Duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16:00 deri në 17:00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.

Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, ata të Policisë së Burgjeve, të SHPSF-ve, personeli shëndetësor dhe gazetarët lejohen të qarkullojnë në oraret e ndërrimit të turneve, duke patur me vete dokumentim e lëshuar nga institucioni ku punojnë.

Automjetet e firmave prodhuese dhe furnizuese, kadet, furgonçinat, kamionçinat dhe kamionët lejohen të lëvizin në çdo moment, por duke argumentuar lëvizjen me faturat e shpërndarjes së mallit apo të furnizimit me mall.

Për urgjenca mjekësore, personat të telefonojnë në numrin 129/112 dhe në dy numrat e dedikuar, duke bërë prezent problemin për lëvizjen që kërkojnë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk janë të përfshirë në listën që u lejohet të qarkullojnë, të respektojnë me rigorozitet kufizimet dhe të mos dalin në qarkullim, pasi dalja i penalizon me 3 vjet të heqjes së Lejes së Drejtimit.

DurimBashkëDoJaDalim

Të fundit

Dua Lipa i kërkoi 3,5 mln dollarë klubit të futbollit për një natë live!

Pas sigurimit të titullit të 25-të në Superligën turke, klubi i njohur Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për...

Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, jep dhuratën speciale

Familja shqiptare Xhaferi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan, Donad Trump, në kuadër të një nisme të organizatës "Make a Wish...

Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

Besimi ndaj tij erdhi në rritje sa më shumë afrohej fundi. Kristian Asllani ishte titullar për Interin, në ndeshjen përmbyllëse të Serisë A, atë...

7 orë punë në ditë! Qeveria e Malit të Zi kërkon uljen e normës

Mali i Zi është afër zgjidhjes për uljen e kohës së punës në shtatë orë në ditë, njoftoi kryeministri i vendit, Milojko Spajiç, transmeton...

Kthim pas 8 vitesh në Premier League, 19-vjeçari vulos sfidën më të shtrenjtë në histori

Premier Liga e edicionit të ardhshëm është plotësuar sot me emrin e fundit që ka dalë nga play-off i Championship, ku Sunderland ka mundur...

Lajme të tjera

Web TV