Covid-19/Njeriu i Metës thirrje Ramës: Nuk infektohen njerëzit me orar o derëzi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili,  i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga nisma që ka ndërmarrë në kuadër të koronavirusit për të ndaluar ecjen në këmbë të qytetarëve pas orës 18:00.

Sipas Vasilit, Rama duhet të tërhiqet nga masat ekstreme, pasi njerëzit nuk infektohen me orar.  Ndërsa shton se Rama duhet ndjekur penalisht pasi me këtë urdhër po kryen një krim ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se vendi ka nevojë për tamponë, veshje mbrojtëse për mjekët e infermierët, materiale dezinfektuese.

“Keto s’po jua jep njerezve dhe duke mos i bere do te kallzohesh per genocid dhe krim ndaj njerezimit dhe gjithe shqiptaret do te vijne ne gjyqin tend publik”, shkruan Vasili.Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama perballu me pandemine dhe terhiqu nga vendimet e çmendura sa je ne kohe…!

Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkaterruara me akt normativ per coronavirusin.

Duke marre makinen ne garazh atyre qe do dalin pas ores 18 do te thote qe ky kryeminister duhet lidhur dhe i duhet bere electroshock.

Nuk infektohen njerezit me orar.Duhet 24 ore kujdes.

Pas ores 18 nuk infekton me shume virusi dhe para ores 18 me pak or derezi!

Edi Rama:

duhen tampone per diagnozen e coronavirusit, duhen veshje mbrojtese per mjeket e infermieret, qe po infektohen, duhen materiale dezinfektuese, duhet dezinfektim i rrugeve te qyteteve, jane keto na shpetojne nga coronavirusi dhe jo marrezite e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash ne garazh. Keto s’po jua jep njerezve dhe duke mos i bere do te kallzohesh per genocid dhe krim ndaj njerezimit dhe gjithe shqiptaret do te vijne ne gjyqin tend publik.

Lexo edhe :  Buxheti i shtetit ka rënie ritmi, në prill u arkëtuan 650 mln euro

Do kallzohesh per rrezikimin e jetes se mijra te moshuarve te bllokuar, te lene edhe pa mbeshtetjen e femijve te tyre qe nuk mund te levizin se ke shpallur ti shtetrrethim idiot.

Do te kallzohesh per te gjithe ata njerez me aftesi te kufizuar, qe jua veshtiresove e rrezikove jeten me rregulla te çmendura pa asnje lidhje dhe asistenca e tyre behet e pamundur.

Do kallzohesh se ke marre vendime antiligjore dhe psikopatike, vendime qe shkelin kushtetute e ligj. Do kallzohesh nga mijra individe e bisnese qe i ke demtuar me vendime kafsherore antikushtetuese, pronen lirite e gjithshka dhe qe me te drejte do te kerkojne demshperblim deri ne nje.

Terhiqi mbrapsht vendimet e tua te çartura dhe mendjeshkulura. Terhiqi shpejt sa ke edhe shume shume pak kohe. Terhiqi dhe mos perdor pandemine per te imponuar enderrat e tua paranojake e te falimentuara diktatoriale.  Coronavirusi nuk ta ndryshon dot fatin e paracaktuar dhe ikjen shume te dhimbshme pa kthim….

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV