Ekskluzive/ Koronavirusi, Dr.Edmond Puca flet për situatën aktuale në Infektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alessia Selimi

Mjekët në shërbimin e Urgjencës, të Spitalit Infektiv dhe të Pneumologjisë, po luftojnë krah jetës, për jetën. Në ditë të tilla, kur e tërë bota është gjunjëzuar, kur në vendin tonë numërohen deri më tani 55 të prekur dhe një viktimë nga koronavirusi, Edmond Puca e tejkalon orarin zyrtar, sikurse edhe vetveten. Të luftosh një armik të panjohur, agresiv, nuk e bën aspak të lehtë dhe të parashikueshme betejën. E megjithatë,  ai nuk stepet, ashtu sikurse edhe kolegët e tij.

Ndodhet pikërisht pranë pacientëve të hospitalizuar, numri i të cilëve duket se rritet frikshëm dita ditës. Si kurrë më parë, Edmondi është i pajisur këtë të martë me veshje dhe pajisje mbrojtëse, por edhe me gjuhën jo formale të një të afërmi, një miku, që në kohë të tilla të vështira nevojitet për pak kurajo, shpresë.

Në një intervistë ekskluzive për “Fjala”, Edmond Puca, i njohur nga një pjesë e mirë si doktor Mondi, përshkruan situatën aktuale në Infektiv, ndalet në ndjenjën e frikës, që dukshëm ka përfshirë jo pak njerëz, si dhe nuk ngurron të ofrojë këshilla, për të gjithë ata që ende nuk janë sensibilizuar ndaj pasojave që mund të sjellë ky virus tejet problematik.

Si paraqitet aktualisht situata në repartin e Infektivit,QSUT?

Është e menaxhueshme për momentin. Pacientët janë të hospitalizuar në disa pavionë të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive. Tre prej tyre janë në repartin e terapisë intensive, çka do të thotë se kanë nevojë për një përkujdesje më të veçantë.

A është e vërtetë ajo që thuhet, se mjekët nuk janë të pajisur me mjetet mbrojtëse dhe pajisjet përkatëse?

Aktualisht në momentin që flasim, si mjekët edhe personeli tjetër shëndetësor është i pajisur me veshje dhe pajisje mbrojtëse ndaj këtij infeksioni.

A mund të thuhet se reparti i Infektivit në QSUT ka kapacitet për t’u përballur me fluks pacientësh?

Çdo gjë varet nga numri i rasteve. Përvec Spitalit Infektiv do të jetë në shërbim dhe Sanatoriumi, apo struktura të spitaleve private. 

Një rast të identifikuar dhe trajtuar prej jush, që ka rezultuar pozitiv me Covid-19…

Pyetje profesionale, por sidoqoftë unë po përpiqem ta përshkruaj me pak fjalë. Pacientët vijnë pothuajse të gjithë nëpërmjet sistemit të urgjencave mjekësore, në këtë rast 127. Një individ i dyshuar me Covid-19 mbahet në një ambient të izoluar. Bëhet vlerësimi klinik dhe epidemiologjik. Nëse ekzaminimet laboratorike dalin pozitive, pacienti kalon në pavion për ndjekje mjekësore të mëtejshme. Më pas trajtimi terapeutik bëhet në bazë të protokollit, problematikave dhe sëmundjeve shoqëruese që ka pacienti.

Mund të thuhet një numër i përafërt i pacientëve që trajtohen në ditë?

Është një numër variabël, që ndryshon nga dita në ditë. Ne shpresojmë që të mos trajtojmë shumë. Pra, të mos kemi shumë pacientë. Por kjo do të shikohet në ditët në vazhdim. Unë personalisht shpresoj që njerëzit të ndërgjegjësohen për situatën në të cilën jemi, pasi vetëm të gjithë së bashku mund ta kalojmë me një skenar më të lehtë, me qëllim që të mos jemi pjesë e atij italian.

Ju personalisht, sa orë në ditë qendroni tashmë në krye të detyrës?

Lexo edhe :  “Nuk ia kuptova hidhësinë…" Rrëfehet Flutura Açka: Noka, një xhentëlmen, miku im Bardhi?

Në varësi të situatave që ne ndodhemi. Përveç orarit të zakonshëm të punës, mjekët infeksionistë shërbejnë edhe si urgjentistë të sëmundjeve infektivologjike. Në ditë të tilla, ne qendrojmë në punë për rreth 30 orë.

Sa mendoni se do të zgjasë kjo krizë, ku ankthi dhe frika janë bërë pjesë e pandashme e qytetarëve?

Është një pyetje me të vërtetë e vështirë. Skenaret epidemiologjike janë të ndryshëm. Ky është një virus i ri dhe ne nuk kemi shumë informacion për të. Shpresoj që kjo situatë të mbyllet në pak javë.

Doktor Mondi, jeni i frikësuar për jetën tuaj dhe atë të familjarëve? Këta të fundit, i takoni këto ditë?

Mjekët në përgjithësi, sidomos mjekët infeksionistë, janë përballur shpesh me situata kërcënuese. Të ngjashme me situatën e sotme, por sigurisht jo kaq problematike. E kam fjalën për epidemi dhe disa lloje gripesh sezonale e josezonale, si gripi i derrit apo i shpendëve.Gjithashtu në shërbimin tonë janë trajtuar patologji problematike si menigitet, turbekulozi, ethet hemorragjike, fruthi, polomiti, HIV/AIDS, etj.

Personeli ka fituar një eksperiencë të mjaftueshme për t’u mbrojtur ndaj këtyre sëmundjeve. Problemi qendron se në situatën në të cilën ndodhemi, nuk kemi informacione të detajuara në lidhje me infeksionin Covid-19, i cili duket të jetë një virus mjaft inteligjent dhe rezistent njëkohësisht. Për këtë arsye po merren edhe masa me të vërtetë drastike në monitorimin e tij, por që besoj se janë me të vërtetë të nevojshme.

Për t’iu rikthyer pyetjes suaj, frika është një ndjenjë njerëzore dhe askush nuk mund ta shmangë, por nëse ne respektojmë rregullat higjienike dhe të vetë-kufizimit, kjo kthehet në një masë mbrojtëse për të tjerët. Unë i takoj familjarët e mi, por përpiqem të ruaj një farë distance prej tyre.

Çfarë do i këshillonit sot të gjithë qytetarëve të vendit?

Ashtu siç ju thashë edhe më sipër, ky është ënjë virus tejet problematik. Nëse do t’i lëmë rrugë të lirë veprimi, do të vazhdojë rrugën e tij. Për këtë arsye është e domosdoshme që t’ia ndërpresim shumimin. Një ndër këto masa është kufizimi i kontakteve me njëri-tjetrin, për arsye se virusi përhapet nëpërmjet: ajrit, kontakteve të ngushta, grumbullimeve masive, apo edhe nëpërmjet prekjes.

Vijimi i jetës së përditshme është një veprim mjaft i gabuar, jo vetëm për atë që e bën por edhe për njerëzit e tjerë (fëmijët, bashkëshortin, prindërit, etj.) Ne duhet të zbatojmë me përpikmëri, asnjëherë me panic, masat e vetë-izolimit apo edhe ata higjienike.

 

 

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV