Fshati futet në Karantinë, por banorët thonë se nuk kanë frikë nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Roskovecit i ka kërkuar autoriteteve të shëndetit publik dhe policisë që të vendosin karantinimin e fshatit Mbërs. Në këtë fshat rezultuan të prekur me koronavirus një çift bashkëshortësh, të cilët kishin pasur histori udhëtimi me Italinë.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, bashkia e Roskovecit mori masa për izolimin e fshatit. Nga të dhënat paraprake mendohet se çifti i bashkëshortëve që rezultuan pozitiv me Covid-19, kanë pasur kontakte me një numër të konsiderueshëm të banorëve të këtij fshati. Për këtë arsye është kërkuar izolimi i banorëve në banesat e tyre ndërsa edhe lëvizja e mjeteve të autorizuara drejt fshatit Mbërs po mbikëqyret rreptësisht nga policia dhe ushtria.

Por banorët nuk e kanë kuptuar rëndësinë e masave të marra.

Çifti i bashkëshortëve nga fshati Mbërs i Roskovecit janë kthyer me 6 mars nga Italia. Ata jetojnë në Fier por kanë të afërmit në Mbërs. 61-vjeçarja ka një dyqan ushqimor në lagjen 1 Maji në Fier. Ajo qëndroi 2 ditë në repartin e patologjisë të spitalit rajonal Fier deri sa erdhi përgjigjia se ishte e prekur me koronavirus.

18 mjekë, infermierë dhe sanitare që i kanë shërbyer 61-vjeçares, prej dy ditësh janë vetëkarantinuar.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, 5 ditë më parë ka qenë në një ceremoni mortore në fshatin Mbërs. Sipas banorëve ai është takuar me familjarët e të ndjerit por edhe më shumë bashkëfshatarë. Banorët thonë për TCH se nuk kanë frikë nga infektimi me Covid-19 dhe nuk kanë përse të hyjnë në karantinë. Madje, pa e ditur nëse janë ose jot ë infektuar, ata kryejnë ‘nderet’ te njëri-tjetri.

Të fundit

Pse Putin heshti për Ukrainën? Lideri i Kremlinit zbut tonet me Perëndimin

Në 80-vjetorin e dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim solemn në sheshin e Kuq...

Zgjedhjet nën Lupë: Premtimet që do të kujtojmë, dhe ato që duhet të harrojmë

NGA EDUART GJOKUTAJ - Qendra ALTAX.al Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, një analizë e premtimeve elektorale të pesë partive kryesore në Shqipëri—Partia...

Giro d’Italia vjen në Shqipëri, Tirana në kolaps rrugor

Nga Leonard Veizi Giro d’Italia, krenaria italiane mbi dy rrota, zbriti edhe në Shqipëri. Katër ditë – jo shaka! Tirana nuk është më e jona. Është e...

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11 maj në Shqipëri. Si komportohet...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV