Mësuesi i infektuar me koronavirus në Korçë, reagon shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla “Omiros” në Korçë ka reaguar pasi lajmeve se një mësues i saj ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Përmes një deklarate për mediat kjo shkollë bën me dije se ka vepruar që në çastin e parë që ka marrë vesh këtë ngjarje dhe shton se personi në fjalë mund të jetë infektuar pasi janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore.

Ndërsa më tej shton se janë marrë të gjitha masat përkatëse dhe se familjarët e personit me koronavirus kanë rezultuar negativ në testin për këtë sëmundje.

Deklaratë zyrtare

Në lidhje me rastin e arsimtarit të shkollës “Omiros” Korçë, i cili u gjend pozitiv në testin për koronavirus, Drejtoria e Shkollës deklaron se veproi që në çastin e parë me përgjegjësi të plotë dhe sipas udhëzimeve të dhëna nga institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë.

Arsimtari ka shumë mundësi që të jetë infektuar pas mbylljes së shkollave në vend, por  meqënëse nuk ka siguri të plotë për këtë Drejtoria e Shkollës informoi menjëherë të gjithë prindërit e nxënësve dhe institucionet përkatëse ashtu siç duhej.

Ju sigurojmë se janë marrë masat përkatëse dhe po ndiqen rregullisht të gjitha procedurat e parashikuara.

Mësuesi që është vendosur në karantinë është duke marrë kurën e përshtatshme, ndërsa anëtarët e familjes së tij, të cilët po ashtu kanë kryer analizat e nevojshme, u gjendën negativë ndaj koronavirusit. Në çdo rast shkolla jonë do të kryejë dhe dezinfektim të detajuar para se të funksionojë sërish.

Nga Drejtoria e Shkollës “Omiros”./Fjala.al/

Të fundit

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që...

Meta e ‘qetësoi’ se nuk e donte mandatin e tij/ Blushi vijon luftën!

Një ditë pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga qelia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 11 majit dhe mossigurimin dot...

Lufta në Ukrainë s’po merr fund, Trump bisedë telefonike me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me paqen në Ukrainë. Sipas mediave...

Ish-Presidenti Biden me kancer/ Donald Trump Jr “masakrohet” në rrjet pas komentit të tij

Donald Trump Jr. , djali i presidentit Donald Trump, po kritikohet në mediat sociale për një mesazh të pahijshëm në lidhje me diagnozën e...

‘Izraeli, jasht Eurovizion!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të shtunën e 17 majit. Kreu i...

Lajme të tjera

Web TV