Rreziku nga koronavirusi/ Gjysma e qeverisë në karantinë, izolohen 15 ministra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjysma e qeverisë polake janë futur në karantinë. Rreth 15 ministra janë izoluar për të mos përhapur më  tej koronavirusin. I pari që rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit ishte ministri i Mjedisit, 29-vjeçari,  Michal Wos.

Sipas shefit të shtabit të kryeministrit, Michal Dworczyk, ministri Wos njoftoi se kishte rezultuar pozitiv të hënën në mbrëmje. Mbledhja e fundit e qeverisë polake u mbajt më 10 mars, ku nëntë nga 24 ministrat munguan në atë takim, përfshirë kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe ministrin e Shëndetësisë Lukasz Szumowski.Ministrat e mbetur u testuan të hënën në mbrëmje dhe janë në karantinë në pritje të rezultateve që duhet të dalin gjatë ditës së sotme.

Sipas ministrit të Shendetësisë Szumowski, kulmi i rasteve me koronavirus në Poloni mund të jetë 2-3 javëve. Ndërsa janë 177 raste të konfirmuara me katër vdekje deri më tani.

Të fundit

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i 37-të i Shteteve të Bashkuara,...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Lajme të tjera

Web TV