Shtetrrethimi, sociologu i njohur: Hutimi social, një psikovampir që na merr energjinë pozitive!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Në kohën kur gjithë njerëzimi është përfshirë në një ankth të pafre, për shkak të virusit kërcënues dhe vdekjeprurës, sigurisht që mendimi i kompetentëve për administrimin e vetes në radhë të parë, në kësi lloj situatash, është i domosdoshëm.

Është si të thuash një hallkë e dobishme e zinxhirit që duhet të qëndrojë në vijë të parë, aty ku gjenden mjekët, aty duhet të jenë edhe psikologët, sociologët dhe, sigurisht, njerëzit që kanë një impakt të caktuar në shoqëri.

Është Gëzim Tushi, sociologu i njohur, i papërtueshëm dhe i kurdogjendur, që vjen në ndihmë të këshillimit të çdo qytetari që gjendet në këtë situatë kaotike. Ai tregon qasje të duhura për këtë moment, që sipas tij, është momenti i i hutimit social.

Sociologu i njohur tregon se ky hutim është një psikovampir që paralizon energjitë tona pozitive. Por Tushi ka një përgjigje thuajse për çdo ngërç që i del njeriut përpara në këto ditë të kapërcimit të frikës së përballjes me këtë virus.

Duke iu qasur nevojës së të qenurit të kujdesshëm për jetën, ai në udhëzon drejt përceptimit real mbi nevojshmërinë për një reagim social. Ai tërheq vëmendjen nga shoqëria te familja e nga familja tek individi, ku secili duhet të jetë i përgjegjshëm për vlerën që ka jeta jonë dhe e tjetrit.

Për gazetën “Fjala”, Gëzim Tushi, Sociolog dhe Mjeshtër i Madh, jo vetëm ndau mendimin e tij mbi kujdesin që nga gjërat më elementare por ofroi edhe një sërë zgjidhjesh mjaft të dobishme për shumë momente që ende nuk janë shpjeguar nga asnjë organ kompetent. Thirrja dhe këshillat e tij janë ato të njeriu me njohuritë dhe përvojën e duhur për ta ndjekur dhe besuar!

Po si të administrojmë veten dhe shoqërinë në situatën e pandemisë?

“Nuk është e lehtë. Situata që po kalojmë individualisht apo edhe bashkërisht si shoqëri është jo e lehtë. Kjo ka shumë arsye me natyrë objektive e subjektive, mediatike, sociale, psikologjike dhe emocionale. Pra kemi një situtë komplekse dhe shqetësuese.

Mbase nga që akoma shkaku i kërcënimit dhe mjekimit të koronavirusit është akoma i papërcaktuar. Sepse ai akoma nuk është vënë nën kontroll mjekësor dhe mbi të gjitha edhe njohuritë për të janë të pjesshme dhe të pasigurta.

Kjo në mënyrë të natyrshme sjell tek njerëzit tanë frikë dhe pasiguri të natyrshme. Në këtë kontekst ajo që është imperative dhe që kërkohet nga të gjithë ne është kujdesi dhe mbrojtja nga infektimi.

Higjena personale e përgjithshme dhe specifike, vendosja e distancave sociale të shmangies së distancave infektuese, janë disa gjëra që duhen zbatuar. Në këtë kontekst, së pari çdo njeri individualisht duhet të jetë i kujdesshëm dhe të bëhet “gjyqtar” i mbrojtjes së shëndetit të vet nga rreziku i koronavirusit.

Por, sikurse dihet, janë të nevojshme edhe masa të tjera shtesë që duhen respektuar në kushtet dhe ambientet e jetës urbane, e cila në mënyrë të domosdoshme po shoqërohet me kufizim të disa të drejtave të qytetarit.

Lexo edhe :  Spiropali uron shqiptarët për Krishtlindje: Dashuria, forca më e madhe njerëzore

Askush që është qytetar dhe ka vlerësim për “çmimin e jetës” së vet dhe të të tjerëve nuk duhet të kundërshtojë masat e marra, restriksionet dhe kufizimet të cilat synojnë një “drejtim të detyruar” të masave kundër virusit. Është e papranueshme që qytetari, si qënie e arsyeshme, të mos bëjë llogari personale të rrezikut të lëvizjeve të tepërta dhe veprimeve të pakujdesshme.

Qëndrimi në shtëpi është konditë ‘sine qua non’. Ai nuk duhet konsideruar thjesht si “izolim social’ POR SI REAGIM SOCIAL I SHËNDETSHËM, I DOBISHËM DHE I DOMODSDOSHËM.

Familja në këto kushte është një minishoqëri me funksione ekonomike, shpirtërore, arsimore dhe edukative në kushtet kur këto funksione nuk i kryejnë dot institucionet që ose janë mbyllur ose janë me kapacitete të kufizuara.

Është e papranueshme në këto moment sjellja me mëndjelehtësi, kaotizmi, kakofonia, anarkia apo papërgjegjshmëria. Njerëzit tanë kanë nevojë të ndërgjegjësohen për rrezikun social dhe domethënien e situatës së pandemisë.

Sepse edhe pse mund të krijojë stress, qëndrimi në shtëpi kërkon durim për të rezistuar ndaj rrezikut dhe ligësisë së koronavirusit. Qëndrimi në familje krijon kushtet e duhura për mbështetje reciproke dhe rezistencë bashkëpunuese midis anëtarëve të familjes.

Një gjë është positive. Pavarësisht disa sjelljeve devijante, mëndjelehte dhe anarkiste të pak njerëzve, e vërteta është se për fat të mirë DISTANCA midis momentit të shfaqjes së virusit dhe ndërgjegjësimit të njerëzve ka qënë vërtetë e shkurtër.

Sepse njerëzit janë bërë koshientë për të vërtetën e madhe: Koronavirusi nuk është rrezik sipërfaqësor, por i thellë, djallëzor dhe me pasoja të mëdha për individin dhe shoqërinë shqiptare. Megjithatë, të gjithë, individualisht dhe si shoqëri, e kaluam kalvarin e përjetimeve si ankth, frikë, pasiguri dhe panik.

Tani ato janë sfumuar dhe, sipas mendimit tim, ja kanë lënë vendin një lloj hutimi të përgjithshëm social, i cili gjithashtu nuk është i lehtë. Edhe ai momentalisht shfaqet si një PSIKOVAMPIR që kërkon të paralizojë energjitë positive të individit dhe shoqërisë.

Në këto moment është e udhës që të reduktojmë një sasi të zakoneve dhe mënyrave tradicionale të sjelljeve supersociale që i kemi të trashëguar nga shoqëria dhe familja patriarkale e tradicionale. Takimet, puthjet, përqafimet, ritualet sociale në këto kohë, por jo vetëm që janë të tepërta por dhe të panevojshme.

Sepse rregulli dhe sjelljet e kujdesshme zvogëlojnë përhapjen e koronavirusit dhe rrjedhimisht ndikon në zbutjen graduale të përmasave të frikës, panikut apo edhe të hutimit social.

Besimi te këshillat e mjekëve, të dhëna përmes medias, janë kusht për të qenë kulturalisht të orientuar me atë se si duhet të sillemi e çfarë duhet të bëjmë. Na duhet të besojmë tek ekspertët, duke respektuar pa kufizim së pari “pushtetin e dijes” dhe ekspertokracinë!”

Të fundit

Rama: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia! Ndodhi që u bëra kryeministër…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në darkën e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri kishte...

Reshjet e dëborës në Kukës, gjysma e popullsisë pa energji elektrike

Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problemet në qytetin e Kukësit. Mësohet se gjysma e popullsisë...

Ish-Presidenti Bill Clinton del nga spitali

Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një...

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Makina të shumta, njëra pas tjetrës – kjo është panorama që ka mbushur qytetin e Vlorës këtë të hënë. fluksi i lartë i emigrantëve...

Si festohet Krishtlindja në vendet e botës? Ekspertët tregojnë ushqimet tradicionale

Krishtlindjet festohen në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës, ndërsa ushqimet tradicionale dhe kuzhina e larmishme nuk mungojnë asnjëherë në tryezat familjare. Më...

Lajme të tjera

Web TV