Covid-19 bashkon Bashën me Ramën, thirrje për respektimin e masave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar thirrjeve të kryeministrit Edi Rama duke bërë apel për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura nga qeveria, pasi janë jetësore për ta dhe familjarët e tyre.

Në një intervistë për “Neës 24”, Basha i bëri apel edhe kryeministritRama që masat e marra të mos i publikojë në “Facebook”, por si e kërkon rregulli i parashikuar në Kushtetutën e Republikës.

Më tej kreu i PD-së i kërkoi qytetarëve që të tregohen të sinqertë me mjekët dhe infermierët, pasi sipas tij, nuk e kemi luksin që të fusim mjekë në karantinë në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

“Apeli im për qytetarët është zbatimi rigoroz i rregullave në fuqi. Për qeverinë është botimi i këtyre rregullave jo në facebook, por siç e kërkon Kushtetuta e Republikës. Këto janë detyrime ligjore. Gjithcka është e rregulluar me ligj, duhet zbatuar në ligj, dhe qytetarët do jenë më të qartë. Masat duhet medoemos të respektohen. Këto kufizime ekstreme janë të domosdoshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Është gjëja më e gabuar, e kanë thënë dhe ekspertët, që virusi po përhaphet dhe ne kemi në dorë ta ngadalësojmë, përmes këtyre masave.

Është shumë i rëndësishëm dhe sinqeriteti me mjekët. Nuk kemi luksin të fusim mjekë e infermierë në karantinë. Qytetarët të mendojnë si për prindërit dhe fëmijët e tyre, kur janë tërësdisht transparent. Kështu duhet të jenë edhe me mjekët. Qeveria nuk duhet të lërë pas dore detyrat e saj. Pajisjet respiratore duhet të vijnë sa më shpejt në Shqipëri. Fronti ekonomik nuk pret më, ekonomia ka qenë e brishtë, e drobitur, edhe pas tërmetit. Prandaj ka nevojë të veprohet menjëherë”, -tha Basha./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV