I moshuari nga Shkodra humbet prej 11 ditësh në Milano, kërkohet ndihmë 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Një familje nga Shkodra kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në zonën e Milanos. Iu ka humbur kontaktet njeriu i tyre që prej 11 ditësh dhe ende nuk kanë asnjë informacion për të. Ata i kanë kërkuar ndihmë edhe Policisë së Shkodrës dhe madje edhe personave që kanë patur kontaktin e fundit me të, që i bie të jenë dy shoferët e autobusit të linjës Shqipëri-Itali që ka bërë rrugën mes datave 7 dhe 8 mars.

Sipas të dhënave bëhet me dije se 70-vjeçari i identifikuar si Gjekë Marku, nga fshati Ças i Velipojës, në Bashkinë e Shkodrës, i datëlindjes 15.08.1950, rezulton i zhdukur. Lajmin e bëjnë të ditur familjarë të tij. Në interesimin e tyre por edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, bëhet me dije se 70-vjeçari, Gjekë Marku më 7 mars 2020 ka kalur përmes Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan-Sukobinë me autobusin e linjës Shkodër-Milano. Dhe me datën 08.03.2020 ka zbritur në qytetin e Milanos.

Në interesimin e familjes të cilët kanë arritur të kontaktojnë me drejtuesit e autobusit të linjës këta të fundit janë shprehur se Marku ju ka thënë se do të vijnë ta marrin familjarët e tij, aty në stacion. Sipas të dhënave askush nga të afërmit nuk ka pasur dhe as ka dijeni për këtë udhëtim të tij drejtë shtetit italian. Familjarët e 70-vjeçarit kërkojnë informacion që mund të ketë vlerë për gjetjen e tij, pasi i moshuari sipas të dhënave të familjes është person me probleme shëndetësore.

Po ashtu sipas të dhënave është kërkuar ndihmë edhe nga persona që kanë lidhje me spitalet e Milanos, po ashtu edhe qasje në Questurë, atje ku edhe mund të gjendet informacion mbi personat që mund të jenë gjetur në rrugë. Familja nga Velipoja, në fakt, nuk ka vënë në dispozicion ende asnjë numër telefoni, por nëse ndokush ka të dhëna apo edhe informacion mbi këtë person të njoftojë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të Shqipërisë

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV