Koronavirusi është duke ‘pushtuar’ globin, ndërsa ka prekur deri tani 196 shtete të botës. Të dhënat e 24 orëve të cilat ndryshojnë vazhdimisht për shkak të rasteve të reja që mund të shtohen, tregojnë se janë rreth 200 mijë njerëz që janë prekur nga koronavirusi në të gjithë botën.
Shifra e vdekjeve është po ashtu e lartë, ku shënohen gjithsej rreth 8 mijë jetë njerëzish të humbura nga koronavirusi.
Vetëm në 24 orët e fundit ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit rreth 806 njerëz. Megjithëse koronavirusi është një pandemi globale dhe ka marrë kaq shumë jetë njerëzish, ka edhe prej atyre që po luftojnë me të duke arritur të shërohen rreth 81 mijë persona.
Gjithashtu edhe në Shqipëri, babai i pacientit zero është drejt shërimit, ndërsa ka ndërruar jetë një 73-vjeçare në spitalin e Durrësit e cila sapo ishte kthyer nga Italia, vend i cili është edhe më godituri në Evropë.
Po sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në gjendje kritike për jetën janë 7020 vetë, ndërsa nën mbikëqyrje mjekësore janë 107927 njerëz.
Të dhënat për 24 orët e fundit:
SHBA, 1474 të prekur të rinj dhe 16 të vdekur.
Turqi, 51 raste të reja, një 89 vjeçar i vdekur.
Kanada, 38 raste të reja, 1 i vdekur.
Gjermani, 2095 raste të reja dhe 9 të vdekur.
Emiratet e Bashkuara Arabe, 15 raste të reja.
Spanjë, 1806 raste të reja dhe 191 të vdekur.
Francë, 1097 raste të reja dhe 27 të vdekur.
Në Maqedoni, 7 raste të reja.
Në Itali, 3526 raste të reja dhe 345 të vdekur.
Britani e Madhe, 407 të prekur e 16 të vdekur.
Greqi, 35 raste të reja, në total 387, 1 i vdekur.