Mbyllja e kufirit nga BE, ja shqiptarët që lejohen të udhëtojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka njoftuar mbylljen e kufijve të jashtëm për një afat 30 ditor për shkak të koronavirusit. Shqipëria është një prej shtetet që preket nga ky kufizim.

Gjithsesi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se nga ky kufizim përjashtohen ata shtetas që kanë leje afatgjatë qëndrimi në BE dhe që u duhet të udhëtojnë për arsye thelbësore.

Gjithashtu, lejohet udhëtimi për ata shtetas që kanë arsye të domosdoshme familjare apo për udhëtarët tranzit.

Njoftimi i plotë i MEPJ:

MEPJ njofton shtetasit shqiptarë: Masa kufizuese të vendosura nga Bashkimi Evropian

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë përkohësisht (për një periudhë tridhjetë ditore) hyrjen në territorin e BE+ të shtetasve nga vendet e treta.

Përjashtimet nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit do të bëhen vetëm në rastet e udhëtimeve për qëllime thelbësore të shtetasve:

– të vendeve anëtare të BE-së, të vendeve nënshkruese të Schengen-it (Islandë, Lihtenshtein, Norvegji, Zvicër), dhe për anëtarët e familjeve të tyre, në rastet e kthimit të tyre në shtëpi;

– të vendeve të treta që janë rezidentë afatgjatë dhe personat që kanë përfituar të drejtën e qëndrimit, apo që kanë një vizë qëndrimi afatgjatë.

Nga ky kufizim i përkohshëm i udhëtimit përjashtohen: personeli shëndetësor, kërkuesit mjekësorë, punonjësit e kufirit, personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti, në masën e nevojshme, diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, pasagjerët në tranzit, pasagjerët që udhëtojnë për arsye të domosdoshme familjare, personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, ose për arsye të tjera humanitare.

Lexo edhe :  Me qira për 20 vjet/ Ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës

Nisur nga serioziteti i situatës, këshillohen të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e vendeve të treta që qëndrojnë aktualisht në territorin e RSH-së të mos kryejnë udhëtime të panevojshme jashtë Shqipërisë.

Për të gjithë shtetasit të cilët duhet të kryejnë udhëtime thelbësore, lutemi të konsultojnë faqen online të MEPJ dhe të ambasadave të akredituara në RSH, për informacione të përditësuara rreth kushteve të udhëtimeve dhe kufizimeve respektive./fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV