Abuzimi me çmimet e materialeve mbrojtëse nga Covid-19, nis hetimi 5 mujor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për depot farmaceutike, nisur nga rritja në mënyrë abuzive e çmimeve të maskave, alkoolit e dezifektantëve për shkak të kërkesës së rritur nga qytetarët si pasojë e koronavirusit. Hetimi është për periudhën 1 janar – 31 maj të vitit 2020. Autoriteti i bën thirrje depove të farmacive që të mos rrisin çmimet,  në të kundërtën do të gjobiten 10% të xhiros vjetore.

Për këtë vendimi është marrë publikimi i disa pakënaqësive të qytetarëve të cilët kanë treguar në media se çfarë po bëhej me rritjen e çmimeve. Në fakt abuzimi nuk është se ka ndodhur vetëm në tregun farmaceutik por edhe në një sërë tregjesh të tjera. Janë ndaluar dhe janë marrë masa për një sërë tregtarësh por në fakt rritja e çmimeve ndodh që në bazën e shpërndarjes ndaj edhe tregtuesit e pakicës janë të detyruar të shkojnë pas këtij çmimi.

Vendimi  

Ditën e djeshme është marrë një vendim për hapjen e hetimit paraprak në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore. Me një komision të përbërë nga pesë persona, një kryetar, një zv/kryetar e tre anëtarë, ky komision do të monitorojë këtë treg.

Bëhet me dije se nisur nga shqetësimet në masmedia dhe ankesave të paraqitura pranë autoritete të konkurrencës mbi rritjen e çmimeve autoriteti realizoi një monitorim në treg i cili konsistoi në vlerësimin e sjelljes së ofruesve të këtyre materialeve në të gjitha nivelet e tregtimit shumicë pakicë. Monitorimi, sipas tyre, u fokusua në tregimin e materialeve dezinfektant duarsh, alkool dhe maska për të cilat kërkesa e tregut kanë qenë në rritje si pasojë e situatës së krijura nga virusi Covid.

Lexo edhe :  Arrestimet ndaj opozitës/ Mediu ankohet te ndërkombëtarët, nuk harron as zgjedhjet

Sipas tyre është bërë me dije se tregu ka mungesë në nivelin e tregtisë me pakicë dhe ka një rritje të pajustifikueshme të çmimeve në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve. Kështu për të parandaluar gjithë këtë abuzim komisioni ka vendosur hapjen e një procedure hetimi paraprak që do të përfshijëe periudhat nga 1 janari e deri në fund të majit, pra do të jetë një hetim 5 mujor. Raporti duhet t`i paraqitet këtij komisioni jo më vonë se sa dy muaj nga përfundimi i afatit dhe për këtë sekretari i përgjithshëm të vërë në dijeni palët e interesuara.

 

 

 

 

Të fundit

1 korrik 1871: Mbreti Victor Emmanuel II hyn në Romë, fundi i shtetit papnor

Më 1 korrik 1871, Mbreti Victor Emmanuel II i Italisë hyn zyrtarisht në Romë, duke e bërë atë kryeqytetin...

Një arsye e pacekur e mungesës së rotacionit politik

Nga Ylli Pata Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi

Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe...

Situatë e rëndë nga moti i nxehtë në Francë, mbyllen mbi 1300 shkolla

Për shkak të nxehtit ekstrem në Francë, rreth 1 350 shkolla janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia meteorologjike franceze “Meteo France” njoftoi...

1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Më 1 korrik 1555, admiralit legjendar osman Turgut Reis, një nga komandantët më të famshëm të flotës së Perandorisë Osmane dhe një figurë e...

Lajme të tjera

Web TV