Super-grabitja e Rinasit/Fjala.al kap momentet e dërgimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë të vëllezërve Çala-FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia arrestoi sot dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas ku u vodhën rreth 6 milionë euro. Të dy vëllezërit janë dërguar menjëherë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ku Fjala.al ka kapur momentet e shoqërimit të tyre nga forcat e policisë brenda Drejtorisë së Policisë. Ashtu siç duket në fotot e kapur nga Fjala.al, të dy vëllezërit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë nën masa të forta sigurie.

Ndërkaq, në një njoftim për mediat policia shpjegoi të gjitha detajet e operacionit.

Njoftimi i Policisë: Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan. Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit. Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

Të fundit

Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina

Policia Rrugore e Tiranës dhe Komisariatet rrisin monitorimin e trafikut në rrugë dhe pengesave që krijohen nga drejtuesit në...

Urrejtja ndaj vetes s’ka të bëjë me depresionin

Ekspertët dhe shkencëtarët në hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një “epidemi” që po prek gjithnjë e më shumë popullsinë, e veçanërisht adoleshentët. Kohët...

Po planifikonin një vrasje, arrestohen pesë të dyshuar në Pejë

Pesë anëtarë të dyshuar të një “grupi të organizuar kriminal”, të cilët kishin planifikuar kryerjen e veprës penale “vrasje” dhe “shkaktim të rrezikut të...

A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur...

Një bishë luksoze! Rolls-Royce prezanton makinën e re, 370 000 euro për 659 kuaj fuqi

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth 320 000...

Lajme të tjera

Web TV