Gjobiten 165 kalimtarë, shkelën ndalim-qarkullimin pas orës 10:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Brenda katër orëve janë gjobitur 165 kalimtarë të pabindur që nuk kanë respektuar urdhrin që ndalon qarkullimin pas orës 10:00.
“Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth. Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.
 

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim”, njofton Policia e Shtetit.

Të fundit

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

Lajme të tjera

Web TV