Koronavirusi/ Franca karantinon të pastrehët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Strehimit në Francë, do të hapë 2 dy qendra karantinimi në Paris, ku do të akomodohen të pastrehët e qytetit. Secila nga këto qendra, do të ketë 150 shtretër për personat e pastrehë, të cilët rezultojnë të jenë pozitivë me COVID-19, por që për momentin nuk kanë nevojë që të shtrohen në spital.

Kjo nismë, do të zgjerohet në mbarë Francën, teksa autoritetet po planifikojnë të hapin nga një qendër të tillë në çdo rajon. Ndërkohë, mendohet të ketë më shumë qendra në rajonet që janë më të mëdha. Tani për tani, autoritetet kanë identifikuar mbi 80 godina në të gjithë vendin, që do të mund të mirëpresin gjithsej 2.875 njerëz të pastrehë.

“Qasja në këto qendra, do të vendoset bazuar në këshillat e mjekëve”- tha në një komunikatë për mediat Ministria e Strehimit. Rajoni i Ositanisë në Francën Jugperëndimore, njoftoi të mërkurën se do të çelë menjëherë një qendër në Tuluzë me 50 vende.

Nga kjo ministri u njoftua gjithashtu, se do të ketë një qendër tjetër me 40 vende në një rajon tjetër gjatë kësaj jave. Qëkur qeveria franceze ndërmori të martën masa drastike për izolimin e detyruar të të gjithë banorëve, shoqatat bamirëse lanë të gjitha angazhimet e tyre të zakonshme, dhe u morën me ndihmën ndaj të pastrehëve, me ndihma ushqimore dhe strehim.

“Kjo ndodhi për shkak të mungesës së njerëzve, pasi punonjësit dhe vullnetarët duhet të izolohen ose të kujdesen për fëmijët e tyre që nuk shkojnë tashmë në shkollë”- deklaroi për AFP, Florent Gueguen, drejtori i Federatës jo-fitimprurëse për solidaritetin (FAS).

Ai deklaroi gjithashtu se grupet e vullnetarëve, nuk kanë mjaftueshëm maska mbrojtëse. Rreth 157.000 njerëz të pastrehë, janë vendosur aktualisht në qendra sociale. Qeveria franceze, njoftoi së fundi i “strehimit dimëror”, përgjatë të cilit askujt nuk do t’i kërkohet të largohet nga strehëzat, është shtyrë deri më 31 maj.

Lexo edhe :  Trump paralajmëron tarifa prej rreth 100% për importet e gjysmëpërçuesve në SHBA

Ndërkohë, afati ishte parashikuar të mbaronte më 31 mars. ”Qendrat sociale, duhet të qëndrojnë të hapura që të vazhdojnë të ofrojnë strehim për njerëzit në situata të pasigurta”- deklaroi ministria.

S.T

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV