Mustafa merr goditje nga Parlamenti Evropian: Kërkon t’i grabisë pushtetin Kurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon u ka bërë thirrje LDK-së që të anulojë mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Gazeta Express ka pyetur raportuesen për Kosovën në PE Viola Von-Cramon pas postimit të saj sot në Twitter ku ka thënë se “mocioni i votëbesimit nga LDK-ja për qeverinë Kurti ku bënë pjesë edhe vet do të ishte katastrofal për Kosovën”.

Deputetja e Parlamentit Evropian ka deklaruar se LDK-ja dhe Presidenti Thaçi po duan që të shfrytëzojnë krizën e koronavirusit për të marrë pushtetin.

“Partneri I koalicionit në qeverinë e Kosovës, LDK-ja ka njoftuar se do të iniciojë mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti e cila ka marrë detyrën para më pak se 50 ditë. Presidenti Hashim Thaçi gjithashtu dëshiron që të përdorë koronavirusin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme jo vetëm që të fitojë më shumë pushtet por të shfrytëzojë këtë moment për të larguar nga pozita kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë Von-Cramon.

Viola Von-Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka deklaruar se partnerët e koalicionit duhet ta konsiderojnë suspendimin e vendimit për mocion votëbesimi deri në përfundimin e krizës së pandemisë

“Presidenti Thaçi dhe partneri I koalicionit LDK-ja, janë duke e shfrytëzuar krizën e koronavirusit si pretekst për lojërat e tyre me pushtetin. Arsyeja e lidershipit të LDK-së për mocion votëbesimi ndaj qeverisë është e qartë që nuk është përgjigje e duhur se si të trajtojnë krizën aktuale. Ata duan të sigurohen që në instancat ndërkombëtare lideri legjitim I zgjedhur dhe kryetari I ekzekutivit, Albin Kurti të mos ketë mundësi të udhëheqë dialogun. Në periudhën e rrethanave të jashtëzakonshme dhe të mbylljes së kufijve, ku jeta politike është pezulluar në masë të madhe, partnerët e koalicionit duhet të të konisderojnë për suspendimin e vendimit për mocionin e votëbesimit deri në përfundimin e krizës së shëndetit publik”, ka thënë deputetja e Parlamentit Evropian.

Lexo edhe :  Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

Tutje, raportuesja për Kosovën ka deklaruar se është në interesin e Bashkmit Evropian dhe ShBA-së që Kosova të ketë një qeveri funksionale dhe stabile.

“Është në interesin vital të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së që Kosova të ketë një qeveri funksionale dhe stabile e cila deri tani ka shfaqur një vullnet të mirë për të bashkëpunuar me Beogradin dhe me akterët ndërkombëtarë. Ne nuk duhet të gabojmë, kriza është për atë se kush duhet të ulet në tavolinën e dialogut. Kjo gjë duhet të jetë detyrë e qeverisë dhe jo akterëve tjerë. SHBA-ja nuk duhet t’i qëndrojë mbi kokë qeverisë me qëllim të mbrojtjes së interesave të veta shkurtpamëse biznesore. Ne duhet të përpiqemi për stabilitet dhe përgjegjësi të qarta, jo për marrëveshje të errëta pas dyerve të mbyllura”, ka thënë Von-Cramon.

Të fundit

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit,...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Lajme të tjera

Web TV