SHBA/ Pandemia mund të zgjasë deri në 18 muaj, dhe do të prekë shumë njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gati 2 muaj që nga rasti i parë më koronavirus në SHBA, qeveria amerikane është duke u përgatitur për një pandemic, e cila mund të zgjasë deri në 18 muaj ose më gjatë, dhe “të përfshijë disa valë përhapjesh”, thuhet në një raport konfidencial të konsultuar nga CNN.

Ndërkohë spitalet kanë dhënë që tani alarmin për mbarimin e shpejtë të ilaçeve, teksa përhapja e epidemisë në vend, nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Madje në 24 orët e fundit, rastet e reja janë rritur me më shumë se 40 për qind. Gati 9.000 amerikanë kanë rezultuar deri tani pozitivë ndaj koronavirusit. Të paktën 149 prej tyre kanë vdekur.

“Unë e shoh veten si një president në kohë lufte”-tha presidenti Donald Trump në një konferencë shtypi. Për të ngadalësuar përhapjen e virusit, qeveritarët lokalë në të gjithë vendin kanë marrë masa drastike siç janë mbyllja e shkollave, dhe detyrimi i bareve dhe restoranteve për të marrë vetëm porosi nga shtëpia, duke ndaluar kësisoj mbledhjet masive.

Në Nju Jork, guvernatori Endrju Kuomo tha se virusi duhet të arrijë kulmin brenda 45 ditësh, teksa kërkoi nga qeveria 110.000 shtretër spitalorë shtesë. “Të gjithë flasin për uljen e kurbës. Por unë nuk shoh një kurbë. Unë shoh një dallgë. Dhe kjo dallgë do të përplaset me forcë në sistemin tonë shëndetësor dhe… do të jetë një cunami”- paralajmëroi ai.

Nju Jorku ka tashmë ka një kapacitet prej 3000 aparatarësh respiratorë, por ai thotë se kjo nuk është pothuajse e mjaftueshme. Megjithë parashikimet se si mund të jetë trajektorja e epidemisë gjatë muajve të ardhshëm për amerikanët, sistemin e kujdesit shëndetësor dhe komunitetet në mbarë botën, një zyrtar i lartë amerikan thotë se ka ende shumë të panjohura. “Situata po evoluon, dhe çdo ditë po mësojmë gjithnjë e më shumë”-tha për CNN dr.Entoni Fauçi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. /S.T

Të fundit

Berisha largohet nga PD? Gazetari: Brenda partisë e dinë se po vjen fundi…

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund...

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki. Në ceremoni morën pjesë...

Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në...

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila do të vendosë tarifa doganore...

Vrau 4 studentë, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi...

Lajme të tjera

Web TV