VIDEO/ “Nuk rri dot brenda”, i riu në Durrës tenton të hidhet nga kati i pestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit teksa një 28-vjeçar ka tentuar të hidhet nga kati i pestë, pasi nuk duronte të qëndronte i mbyllur në shtëpi nga koronavvirusi.

Mësohet se i riu ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia, duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë të majme, por bashkëshortja nuk e ka lejuar duke e mbyllur brenda.

Pasi kishte provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ai tentoi të hidhet nga dritarja por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi. “Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda”,-ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore./Fjala.al/

Të fundit

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të...

FOTO/ Brenda dasmës si në përralla të Princeshës së Lihtejnshtajnit

Një nga ngjarjet më të komentuara në botën aristokratike europiane këtë fundjavë ishte martesa e Princeshës së Lihtenshtajnit, Marie Caroline. Ajo i dha fund...

Nuk siguroi karrigen në Kuvend, ish-deputet i PD i bashkohet ekipit të Presidentes Osmani

sh-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku do të bëhet pjesë e ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të...

Kujdes! Po vjen gripi agresiv nga Australia/ Ja fashat që rrezikojnë

Gripi agresiv që qarkullon në Australi dhe Hemisferën Jugore do të vijë edhe në Shqipëri. Kështu u shpreh mjeku Skënder Brataj, i cili paralajmëroi...

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali/ Gjykata lë në burg Robinhon

Gjykata Supreme e Brazilit ka lënë në fuqi dënimin me burg për ish-futbollistin Robinho, i cili është në qeli që nga marsi i vitit...

Lajme të tjera

Web TV