Situata e rëndë që ka krijuar në vend koronavirusi ka bërë që të anulohen edhe festat fetare. Kështu ritet e ditës së 22 marsit e njohur për besimtarët bektashianë si dita e bekuar e ‘’Sulltan Nevruzit’’ do të anulohet.
Lajmin e ka bërë të ditur kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ai iu ka bërë thirrje besimtarëve që ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë.Kryegjyshi botëror i bektashinjve iu ka uruar shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi si dhe ka shprehur një falënderim për mjekët që sot janë në luftë me covid-19 për të ndihmuar njerëzit.