Kërcënoi mjeken me thikë, arrestohet 47-vjeçari në Lushnjë

Një 47-vjeçar ka rënë në pragat e policisë, pasi ka kërcënuar me mjet prerës një mjeke. Shtetasi me inicialet G.K banuees në fshati Ngurrëz e Vogël ka kërcënuar shtetasen A.V , e cila ndodhej në detyrë në qendrën shëndetëësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Personi në fjalë ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”./Fjala.al/