Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit vetëm 19 ditë pasi rezultoi pozitiv. I riu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte fituar luftën ndaj kancerit në testikuj në vitin 2016, megjithatë nuk ka mundur që të shpëtojë nga virusi i rrezikshëm.
Jeffrey Ghazarian është personi më i ri në Amerikë që vdes nga virus i tmerrshëm, por duhet theksuar se ai ndërroi jetë vetëm dy javë pasi vizitoi dy parqet në Florida.
“Jeffrey ynë i dashur, i ëmbël dhe argëtues shkoi tek Jezusi këtë mëngjes. Jeffrrey do të na mungojë çdo ditë , por jemi mirënjohës për të gjitha kujtimet e lumtura që kemi pasur së bashku.”- shkroi familja në Facebook-un e tij.
Ndonëse në moshë të re, ai shfaqi probleme serioze nga koronavirusi, familja e 34-veçarit tha se ai kishte pasur astmë dhe bronkit gjatë fëmijërisë, pavarësisht se nuk pati nevojë për një pompë ndër vite.
Ndër të tjera familja e tij tha se Jeffrey vdiq tragjikisht, pasi kaloi 5 ditë në spital raportojnë mediat amerikane./Fjala.al/