Koronavirusi/Vajza shpërthen në lot: Babai im, vdiq si qen. Këtu dëgjon vetëm…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Italia është një nga vendet e cila është goditur më shumë nga koronavirusi, ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruan 5322 të prekur nga koronavirusi, ndërsa kanë humbur jetën 427 persona.

Midis shumë italianëve që kanë përjetuar tragjedi nga koronairusi është edhe një një vajzë e cila quhet Roberta Zaninoni.

Ajo ka rrëfyer mes lotësh eksperiencën e hidhur të vdekjes së babait të saj për shkak të koronavirusit.

Nuk ishte e drejtë që im atë të vdiste kështu. Po vdesin të gjithë si qen, si derra. Akoma sot njerëzit thonë që ishin të vjetër, ishin të sëmurë; ishte im atë, nuk ishte i vjetër dhe nuk ishte i sëmurë”, u shpreh me dënesë Roberta Zaninoni, e bija e Giuseppe-s, i vdekur në Alzano të Lombardisë nga koronavirusi.

Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, Roberta Zaninoni thotë se kjo po i ndodh edhe shumë personave të tjerë në zonën e Bergamos.

“Në Val Seriana tashmë dëgjohen vetëm sirenat e ambulancave dhe kambanat që bien për mort. Ndoshta njerëzit që nuk jetojnë këtu nuk e kuptojnë, por këtu tek ne po vdesim sikur të ishim në luftë. U bëj më shumë se 10 ngushëllime në ditë miqve dhe të njohurve në Facebook. Agjencitë funerale janë të detyruara të mbledhin arkivolet. Për tim atë duhet të presim të paktën tre javë para se ta djegim”.

Por edhe ajo u kap papritur nga koronavirusi: “Në fillim bëja shaka, shkruaja statuse ironike. Mos bëni të njëjtin gabim si unë, rrini në shtëpi.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV