“Meshari”, 465 vjet nga dita kur nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”

Kështu shkruan Gjon Buzuku në “Meshar”, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot. Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

Historia

Meshari është libri më i vjetër i botuar dhe përkthimi i parë liturgjik në gjuhën shqipe. Libri u përkthye nga prifti Gjon Buzuku dhe u botua më 1555 nga italishtja e latinishtja, dhe ka qenë i destinuar për t’u përdorur nga priftërinjtë që vepronin në trojet shqiptare, gjatë shërbesave të tyre. Në tre të katërtat vepra është meshar dhe në një të katërtën përmbante elemente të një libri të orëve apo lutjeve, dhe ndërmjet disa pjesë katekizmash dhe ritualesh.

Veprën Buzuku nisi ta përkthente më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1955, gjatë Koncilit tridentin. Kjo vepër u zbulua aty rreth 1743 nga Imzot Gjon Kazazi në Kolegjin e Propagandës Fide, i cili e pagëzoi me emrin Meshari, emër që i ka mbetur sot e kësaj dite. Vendosi të njoftonte menjëherë përmes një letre At Gjergj Guxetën, rektorin e seminarit arbëresh të Palermos. Pas pothuaj një shekulli letra e Kazazit dërguar Guxetës u shpluhuros nga Imzot Giuseppe Crispi. Pas një fushate kërkimore që nisi më 1909, u rizbulua nga peshkopi arbëresh Pal Skiroi.

Lexo edhe :  Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV!Ndodhet në Çikago, në ankand për 250 mijë dollarë

Skiroi lajmëroi të përkohshmet e kohës se do t’i bënte një studim veprës që më pas ta rishtypte, lajm ky që bëri bujë dhe shtyu françeskanët në Shkodër që të porositnin tri kopje fotografike. Më 1930 P. Justin Rrota solli kopjen e parë fotografike të librit në Shqipëri, dhe qe ndër studjuesit e parë të veprës.

Përmbajtja

Që në kohën e Kazazit, libri ishte i cungët; në gjendjen e parë vepra kishte 110 fletë ose 220 faqe, prej të cilave kishin mbijetuar 94 fletë ose 188 faqe. Tetë fletët e para që i mungojnë do të kenë patur frontespicin, titullin, vendin e botimin dhe mbase prejardhjen e vetë autorit. Më 1932 filologu frëng Roques vuri re se tre të katërtat e librit ishin meshar dhe një e katërta ishte libra orësh, lutjesh. Pjesën e tre të katërtave të veprës, Çabej e vëren që përmban “oficen e vogël të Zonjës, të shtatë psalmet pendestare, litanitë e shenjtvet, disa copë nga të ritualit e të katekizmit dhe meshët e së kremteve kryesore të vitit”.

Studimet

Të parën cekje të tekstit të Mesharit e bëri Krispi më 1853, kur e citoi në veprën e vet Memorie storiche su alcune costumanze delle colonie albanesi di Sicilia, por botoi edhe tekstin e dy fragmenteve të Mesharit me alfabetin që vetë kishte krijuar.

Botimi i parë i plotë u bë më 1958 nga Namik Resuli, duke përfshirë një fotokopje dhe transkriptimin. Botimi i punimit “Il Messale” të Resulit nga Biblioteka e Vatikanit mund të thuhet se ia riktheu në kujtesë Institutit të Gjuhësisë në Tiranë. Më 1963 Rrota i kërkoi Kostallarit një kopje të Mesharit që të mund të niste punën me transkriptimin, por drejtori i Institutit iu përgjigj se të vetmen kopje në disponim po e punonte Çabej. Punim i cili u botua më dy vëllime më 1968 në Tiranë, ku vëllimi i parë ka një studim hyrës me tekstin e transliterimin e komplet tekstit, ndërsa vëllimii dytë përmban një faksimile të origjinalit si dhe transkriptimin fonetik.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV