Skenarët e COVID-19/ Nga 1 mijë raste deri në 23 mijë të tilla, si do të duket Shqipëria më 18 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

70 raste janë identifikuar aktualisht në Shqipëri të infektimit me koronavirus, ndërkohë që jo të gjithë kanë nevojë për terapi intensive. Por pas një muaji, shifra e personave të infektuar që do kenë nevojë për terapi intensive mund të arrijë, në rastin më të mirë, në 1070.

Studiuesi Taulant Muka ka publikuar disa projeksione që tregojnë skenarët për vendin tonë në përballjen me koronavirusin. Nëse nuk do të ishte marrë asnjë masë parandaluese, më 18 prill në Shqipëri do të kishte 22 mijë persona që do të kërkonin terapi intensive.

Skenarët e publikuar nga Taulant Muka

Si do të dukej Shqipëria në datë 18 prill? Poshtë janë projeksionet në varësi të masave që do ndërmerrnim për numrin e personave që do kërkonin terapi intensive.

  • Asnjë masë: rreth 22 mijë persona
  • Vetëm mbyllja e universiteteve/shkollave: rreth 12 mijë persona
  • Zbulim i hershëm dhe izolim i rasteve: rreth 6 mijë persona
  • Zbulim i hershëm dhe izolim i raste, + karantinë shtëpiake: 2695 persona
  • Zbulimi i hershëm dhe izolimi i rasteve + karantinë shtëpiake + distancim social i atyre mbi 70 vjeç: 1070 persona

Përfundimi: Nuk mjafton vetëm një masë për të kontrolluar kurbën epidemike, por kombinim i disa masave!

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV