Pranga avokatit në Tiranë, i sekuestrohen 3 kallashë, 1 pushkë, 4 granata dore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endrit Demiri, me profesion avokat është arrestuar gjatë një operacioni të komisariatit nr.1 në Tiranë. Kjo pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Tiranë dhe në një banesë tjetër në fshatin Pëllumbas të kryeqytetit, policia ka arritur t’i sekuestrojë avokatit një arsenal të tërë me armë luftarake dhe municione të rënda.

Tre automatikë kallashnikovi, një pushkë gjysmë automatike me karikatoren përkatëse, mbi 200 plumba automatiku, katër granata dore, dy sinjalizues dhe materiale të tjera të paligjshme janë gjetur në dy banesat që përdorte avokati Endrit Demiri.

Arrestimi i këtij personi është ndjekur nga afër prej oficerëve të komisariatit nr.1 në Tiranë, ku mes personave u shoqërua në komisariat ishte dhe gruaja e avokatit, Daniela Zaloshnja. Kjo e fundit pasi është marë në pyetje është lënë sërisht e lirë dhe se ndjekje penale për akuzën e Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve është bërë vetëm për avokatin Endrit Demiri.

Mësohet se Demiri ishte pjesë e grupit “Ilirians Albania” në Tiranë. Pritet që ditën e hënë ose të martë ai të dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokurori.

Të fundit

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Lajme të tjera

Web TV