Shkon në 70 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkon në 70 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Numri është rritur me 6 persona nga dita e djeshme.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm bëri të ditur se në total janë testuar 732 raste të dyshuara.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja. Ndërsa numri i viktimave deri tani është 2.

Tiranë   50 qytetarë
Durrës     5 qytetarë
Lushnje   2 qytetarë
Elbasan   2 qytetarë
Fier         7 qytetarë
Rrogozhinë   2 qytetarë
Kavajë   2 qytetar

Harta e Coronavirusit në Shqipëri COVID-19, 70 raste

35 te infektivi, 3 në terapo intensive-3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lutje për qytetarët- Mos shkoni menjëherë në spital!  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit.

Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali. Ndërsa dje, në vend u regjistruan 5 raste të reja. Të infektuar rezultuan 3 shtetas italianë dhe babë e bir nga Kavaja, përkatësisht 80 dhe 42 vjec.

Lexo edhe :  Shënime udhëtimi/ “Piazza Duomo”, aty ku koha duket se ka ndalur

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV